Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i akuzuar si bashkëpunëtor në dy “shtëpi bari” në fshatin Barbullush.
Sipas policisë, në këto dy ambiente, disa javë më parë janë sekuestruar mbi 500 rrënjë kanabis, 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e tyre.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
