Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje policisë: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë kundër Ramës

20:20 / February 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bbb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja sot para Kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të rendit të shmangin përplasjet me protestuesit dhe të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.

Berisha theksoi se qytetarët nuk janë kundër policisë, por kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke paralajmëruar se zemërimi i tyre “nuk mund të ndalet nga asnjë forcë”.

Ai ftoi efektivët të mos bëhen “mburojë e qeverisë” dhe i cilësoi protestat si mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të vendit.

Berisha: Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit. Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë. U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre. U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj. Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj. Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston. Mos i detyroni ata, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju. Ata vijnë për t’u marrë me ata që u vjedhin ju. Ata vijnë për t’u marrë me ata që zbojnë shqiptarët nga Shqipëria.

Ata vijnë për t’u marë me ata që kanë shndërruar pasuritë e këtij vendi në pasuritë e tyre. Mos u bëni mburojë e tyre. Mos e merrni atë mision se gjithë jetën ndërgjegjja do u vrasë. Ndaj dhe protesta e ardhshme, edhe po u bashkuat me protestuesit do bëni aktin më patriotik, më të mençur, më atdhetar. Nuk mbrohet Edi Rama, nuk mbrohet Lubi Balluku, nuk mbrohen hajdutët, nuk mbrohet organizata kriminale. Këto ditë që na kanë mbetur, të gjithë së bashku në çdo derë, në çdo votër, në çdo zemër, të bashkohemi se jemi drejt fitores. Jemi të sigurt, po ecim drejt fitores.

Berisha policise Rames thirrje zemeroni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.