Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Në fokus siguria dhe bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-ShBA

13:00 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7515
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe ShBA.

Gjatë takimit me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se, “si përfaqësuese e Michiganit, senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj”.
Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Ministrja u takua edhe me senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i “Albanian Issues Caucus”, që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Spiropali.

Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Në takim, Spiropali theksoi se, “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s”.

“Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë”, nënvizoi ministrja.

amerikan senatin spiropali takime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.