Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis verifikimi i kontratave të energjisë, në fokus bizneset që paguajnë si familjarë

13:52 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7519
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FShU), pjesë e OShEE Group, bën të ditur se po verifikon kontratat e energjisë elektrike për të gjitha kategoritë e klientëve, me qëllim përshtatjen e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës.

Ky proces synon të sigurojë një tarifim të drejtë, duke ndryshuar kategorinë e klientëve që rezultojnë të regjistruar gabimisht si familjarë, ndërsa në realitet ushtrojnë aktivitet biznesi.

Gjatë kontrolleve në terren, grupet e verifikimit të FShU-së kanë konstatuar se disa subjekte private, kryesisht që ofrojnë shërbime, po tarifoheshin si klientë familjarë me çmim 8,5-9,5 lekë/kWh, ndërkohë që tarifa e miratuar për klientët biznes është 14 lekë/kWh.

Për këtë arsye, FShU fton të gjitha bizneset, organizatat jofitimprurëse (OJF), si dhe personat fizikë që operojnë si biznese, të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre nëse rezultojnë të regjistruar ende si konsumatorë familjarë.

Procesi i verifikimit është i nevojshëm për të eliminuar klasifikimet e pasakta që kanë ardhur si pasojë e regjistrimeve të vjetra, mungesës së përditësimeve apo ndryshimeve në përdorimin real të objektit.

FShU u bën thirrje subjekteve të bashkëpunojnë me grupet e kontrollit në terren për të shmangur penalitetet dhe për të kaluar në tarifimin e duhur nga familjar, në jofamiljar.

Në këtë proces përfshihen të gjithë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në emër të personave fizikë apo juridikë, të cilët përdorin energjinë për qëllime biznesi, si zyra, dyqane, punishte, qendra shërbimi, etj., apo edhe OJF-të që në praktikë konsumojnë energji për funksione të ngjashme me ato të subjekteve ekonomike.

Procesi nuk prek konsumatorët që përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi dhe janë realisht familjarë.

Përditësimi i kontratave përfshin verifikimin e kontratës aktuale, plotësimin e një kërkese për ndryshim të kategorisë dhe bashkëngjitjen e dokumentacionit që vërteton natyrën ekonomike të aktivitetit, si NIPT, ekstrakt QKB etj.

Ky proces mund të kryhet në sportelet e Qendrave të Kujdesit të Klientit të FShU-së, ose online përmes platformës dhe aplikacionit zyrtar të OShEE-së.

Energjisë kontratave nis verifikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.