Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të ngrihen në nivelin që u takon dhe jo atë të noterëve”, Manja: Gjyqtari të shohë provat dhe t’i bjerë çekiçit të drejtësisë

22:41 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëherazi kryetar në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në Top Story, ku foli për kërkesën e magjistratëve për rritjen e pagave.

Ai u shpreh se ‘gjyqtarët duhet të ngrihen në nivelin që u takon dhe jo të bëhen si noterë’.

“Ndjehem i keqardhur për gjuhën që përdoret. Nuk mundet që magjistratët të etiketojnë se Parlamenti ka vepruar në keqbesim me ndryshimin e ligjit në vitin 2023, sepse pagën e kemi konsideruar element të pavarësisë. Ne ia kemi garantuar. Reforma në Drejtësi sot e ka dhënë një arritje. Sot kemi një distancë higjienike të drejtësisë me politikën. As ministri i Drejtësisë nuk ndërhyn në karrierat e magjistratëve, ai menaxhon, nuk ka kompetencë mbi sistemin; shkuam në një sistem rregullues dhe llogaridhënës.

A ka ardhur koha, 10 vite nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, të ulemi dhe të shohim në sy njëri-tjetrin dhe të themi cilat janë arritjet, cilat janë sfidat? Unë këtë pres sot që të jetë një diskutim. Është i rëndësishëm debati për pagat, por ndihem i keqardhur që nga sistemi nuk ka një debat publik se çfarë do të bëhet me dosjet stok, me shkurtimin e kohës në drejtësi.

Ka mungesë transparence në vendimmarrje. Janë mbyllur këshillat, e konsiderojnë një gjë që ndodh brenda për brenda shtëpisë së tyre. Ka nevojë që këshillat të zgjohen. Ka ardhur koha e një diskutimi real për atë që ka shfaqur drejtësia e re. A e kanë shqiptarët atë drejtësi cilësore që iu premtua në 2016?

Edhe publiku, edhe ne kemi rënë në kurthin e një debati te organet e hetimit dhe ndjekjes penale. Prokuroria është palë; drejtësinë e presim nga gjykatat. Kur flasim për drejtësi cilësore, e presim nga peshorja e zonjës së drejtësisë. Edhe prokurori, në ushtrimin e detyrave të veta, ka për detyrë të zbatojë Kushtetutën, por në fund të fundit prokurori kërkon. Ka ardhur koha që sistemi gjyqësor, gjykatësi, të shohë provat dhe t’i bjerë çekiçit të drejtësisë me sytë mbyllur.”, u shpreh ai.

drejtesia Gjyqtari notere provat ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.