Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë

13:24 / February 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7599
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tradhti të lartë nga ana e Dashnor Sulës e konsideron Sali Berisha, emërimin e tij si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Komentin ai e bëri ditën e sotme, 7 shkurt, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

“E kam menduar shpeshherë këto kohë. Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të tradhtosh ti burra dhe gra fisnikë që kanë 12 vjet që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet që ke bërë dhe të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës dhe të kapësh flamurin e Edi Ramës ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Partia Demokratike duhet të ndahet nga këta njerëz, teksa hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama se ka korruptuar eksponentë të opozitës. Ndërsa Sulës iu referua si “mollë e kalbur”, nuk la pas komentet edhe për Ervin Salianjin, i cili po ashtu ka nisur foltoret e tij.

“Çfarë e shtyu atë në një moment kaq kritik t’i gjenet Edi Ramës në krah? E kuptoni vetë ju se ç’mollë e kalbur ka qenë ai. Çfarë e shtyn, e thashë edhe para ca ditësh doktorin 32 vjet mjek thotë jam anëtar PD-je, të dalë në krahë të Salianjit të krimit, të bandave dhe të përcjellë mesazhet e Subashit, i cili në pallatin e tij ka vendosur KESH-in. Nuk humbasim ne nga këta. Përkundrazi, do ndahemi nga këta. Ne nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës. Këta gëlltisin tradhtinë jo ndaj meje, por ndaj teje si qytetar që ke besuar, që i ke ndjekur. Shkon tani në ditën më të zezë dhe i bëhesh patericë. Kjo është histori turpi”, tha Berisha.

ashpër dash sula ervin salianji Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.