Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Theodhori Sollaku: Si e mora propozimin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm (Video Arkiv)

23:43 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhori sallaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i Përgjithshëm në vitin 2004, Theodhori Sollaku ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Gjatë emisionit realizuar më 15 Prill 2004, Sollaku foli për postin e tij si Prokuror i Përgjithshëm dhe raportet me politikën dhe krimin. Ai u shpreh se ishte Presidenti i asaj kohe Rexhep Majdani ai që i propozoi postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe se ai kishte pranuar, pavarësisht kërkesave të tjera sepse donte të ushtronte profesionin e tij.

“Posti i Prokurorit të Përgjithshëm është kompetencë e kreut të shtetit, Presidentit të Republikës. Por ky dekretim nuk ka vlerë nëse Parlamenti nuk jep pëlqimin e vet. Unë si individ nuk pata probleme sepse në Parlament shihet integriteti moral i personit të propozuar dhe kushtetutshmëria e dekretimit, këto të dyja unë gjykoj që i plotësoja. Nuk do thosha që ardhja ime në detyrë ishte kompromis, por konsensus i dy forcave politike. Është një moment sporadik i karrierës time, natyrisht nuk e kërkova vetë, nuk ma ofroi as Partia Demokratike. Në Fier në atë kohë vepronin shoqatat për të normalizuar jetën politike dhe Shoqata Myzeqeja propozoi të gjithë kandidatët e mundshëm. Në zonën ku unë kandidova ishte caktuar një person tjetër që kishte aktivitet politik të mëparshëm, por u gjykua që nuk ishte i duhuri për të marrë vota mjaftueshëm.

Më pas më propozuan mua dhe bëra një fushatë 7-8 ditore. Nuk di që Kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko të ketë qenë kundër emërimit tim sepse një javë përpara se të dilte emri im si kandidat, Majko më ka ofruar postin e Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë. Unë zgjodha ofertën e Mejdanit sepse doja të ushtroja profesionin tim. Me Nanon kam raportin që mund të ketë një Prokuror i Përgjithshëm me Kryeministrin e vendit. Pavarësisht se institucioni i Prokurorisë është i pavarur, ka nevojë për plotësimin e kërkesave materiale dhe legale që mund t’i bëjë vetëm mazhoranca. Pra kemi marrëdhënie institucionale. Sot jemi në kushtet kur gjërat interpretohen sipas mënyrës që i mendon gjithsecili, por unë nuk kam pasur asnjë kërcënim nga Arben Malaj. Ka pasur një keqkuptim mes nesh për një keqinformim të tij. Unë nuk do të heshtja nëse do të isha kërcënuar. Prokuroria mund të ketë shumë probleme për të zgjidhur, por një gjë ne e kemi arritur, asnjë politikan sot nuk merr në telefon për çështje konkrete”, tha Sollaku.

dhor sollaku Prokuror propozimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.