Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b492ce02 73ac 43ba 8a63 ea9a159c1351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët mbi shërbimin “Kërkesë për kalimin e pronësisë të truallit shtetëror në përdorim”, i cili u vjen në ndihmë individëve dhe subjekteve që përdorin truall shtetëror, por nuk disponojnë akt pronësie për të, ose kanë një akt të pavlefshëm sipas legjislacionit në fuqi.

Ky shërbim u jep mundësinë qytetarëve të pajisen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur ata zotërojnë ose mund të regjistrojnë akt pronësie vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror.

Për të përfituar nga shërbimi, trualli dhe ndërtesa duhet të jenë në posedim të subjektit aplikues, ndërtesa duhet të jetë përfituar ligjërisht përmes privatizimit, blerjes nga ndërmarrjet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, apo të jetë ndërtuar mbi bazë lejeje ndërtimi të lëshuar pas vitit 1991.

Gjithashtu, ndërtesa duhet të ketë funksion banimi ose funksion social-ekonomik, ndërsa trualli duhet të jetë pronë shtetërore dhe jo pronë publike e patjetërsueshme.

Në rastet kur ndërtesa ka funksion banimi, kalimi i truallit shtetëror në pronësi kryhet pa pagesë, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të përfitojnë pronësinë mbi truallin pa kosto financiare. Në varësi të statusit të ndërtesës, aplikuesit duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës, si: kontratë pronësie mbi ndërtesën e shoqëruar me genplan ose planimetri, ose leje ndërtimi me genplan përkatës, deklaratë noteriale që ndërtesa nuk është tjetërsuar tek persona të tretë kur kërkohet, kontratë kalimi pronësie ose certifikatë apo vërtetim regjistrimi në regjistrin kadastral në rastet kur ndërtesa është e regjistruar, si dhe vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore për pagesën e taksës së truallit në përdorim nga data 7 qershor 2010 deri në momentin e aplikimit.

Aplikimi për këtë shërbim realizohet online përmes portalit e-Albania, ndërsa dokumentet origjinale dërgohen edhe me postë pranë drejtorisë vendore përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Për të përfituar nga ky shërbim, duhet të plotësohen disa kritere bazë:

  • trualli dhe ndërtesa të jenë në posedim të subjektit aplikues;
  • ndërtesa të jetë përfituar ligjërisht, përmes privatizimit, blerjes nga ndërmarrjet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, ose të jetë ndërtuar mbi bazë lejeje ndërtimi të lëshuar pas vitit 1991;
  • ndërtesa të ketë funksion banimi ose social-ekonomik;
  • trualli të jetë pronë shtetërore dhe jo pronë publike e patjetërsueshme.

Në varësi të statusit të ndërtesës, qytetarët duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës, si: kontratë pronësie mbi ndërtesën, shoqëruar me genplan ose planimetri, ose leje ndërtimi dhe genplan përkatës;

  • deklaratë noteriale që ndërtesa nuk është tjetërsuar tek të tretët, kur kërkohet;
  • kontratë kalimi pronësie ose certifikatë/vërtetim regjistrimi në regjistrin kadastral, në rastet kur ndërtesa është e regjistruar;
  • vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore për pagesën e taksës së truallit në përdorim, nga data 7 qershor 2010 deri në momentin e aplikimit.

kadastra Pronësinë shtetëror truallin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.