Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mes frikës dhe izolimit, sot 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

11:18 / February 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7812
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëgjyqësia vijon të mbetet një nga plagët sociale më të ndjeshme në Shqipëri, duke mbajtur të izoluara qindra familje.

Për këtë temë u diskutua në emisionin e sotëm, 12 shkurt, në “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan, ku ishte i ftuar dhe Gjin Marku, Kryetar i Komitetit për Pajtimin Kombëtar.

Marku u shpreh se aktualisht, rreth 250 familje jetojnë në ngujim, të privuara nga liria, arsimi dhe jeta normale për shkak të konflikteve të trashëguara dhe mungesës së zgjidhjeve përfundimtare.

“Ke 250 familje të paktën, se mund të jenë dy-tre të tjera të kohëve të fundit që kanë probleme, që na kanë ardhur sinjalet. Por, mund të jenë 255 gjithsej, por 250 janë të sigurta që ato janë në ekstrem të marrëdhënieve mes tyre. I thonë 1 mijë persona. 1 mijë persona nën risk”, u shpreh Marku.

Por, ku jetojnë këto familje? Sipas Markut, trendi paraqitet që ata të jetojnë në metropole, por të “maskuar”, pra me identitet plotësisht të ndryshëm, si formë për vetëmbrojtjeje. Gjithashtu ka dhe nga ata persona të cilët jetojnë në zona të thella, por numri i tyre është më i pakët. Fëmijët e këtyre familjeve, pavarësisht se gëzojnë identitet të ri, nuk bëjnë dot një jetë normale, pasi nuk kanë mundësinë të arsimohen.

“Këta jetojnë zakonisht në metropole dhe ka ndonjë që jeton në zona të thella. Mund të jetë ndonjë nga këta që shkon në jug, por zakonisht trendi është drejt metropoleve, ku gjejnë mundësinë për të shkuar të maskuar. Madje fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë, por i ndihmojnë prindërit me punë të ndryshme dhe qëndrojnë të maskuar”, tha ai.

Sipas Markut, qarku Tiranë është një ndër destinacionet kryesore të këtyre familjeve.

“Absolutisht, i ke në Kamëz, i ke tek Blloku, i ke kudo”, tha ai.

“Vijnë në Tiranë, në Durrës, në Fier”, shton ai.

Një nga arsyet më madhore të gjakmarrjes është “çështja e nderit”. Bëhet fjalë për “nderin” e vajzës e të familjes së saj. Marku sqaron se cenim nderi është dhuna apo trafikimi i vajzës, lidhjet e papranueshme për familjen, si dhe fejesa e prishur nga ana e djalit.

“Ndoshta i kanë dhunuar vajzën, e kanë çuar për ta trafikuar, ka pasur hyrje dhe në çështjet familjare, lidhje si të thuash të papranueshme…

Fejesa e prishur, nëse ka qenë me shkuesi, ose nëse familjet e kanë bërë publike, si të thuash kanë marrë gëzimin e shoqërisë, pastaj zhgënjimi për ‘ta është cënim nderi.

Nuk quhet cenim nderi nëse e braktis vajza djalin, por kur e braktis djali vajzën, se kjo është më e rënda”, sqaron ai.

Bazuar në të gjitha këto, kryetari i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, shprehet se ka pasur dhe viktima të vetëgjyqësisë për shkak të vendimeve të marra nga drejtësia. 

“Historitë janë të tmerrshme të lexosh dosjet që ne marrim. Shpesh herë, vendimet e gjykatave na kanë sjellë deri më tani rreth 4 mijë të vrarë”, tha ai./Klan

Familje Frikës izolimit vetëgjyqësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.