Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

10:43 / February 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7871
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten, 12 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, ka thënë Anušić për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Ai ka theksuar se Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, “njëjtë sikur që janë të gatshëm të ndihmojnë edhe Serbinë”.

“Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, ashtu siç jemi të gatshëm ta bëjmë edhe për Serbinë, nëse vendos të ndjekë rrugën evropiane apo atë të NATO-s…

Nuk kemi qenë kurrë kërcënim për askënd, e veçanërisht jo Kroacia, dhe as nuk e planifikojmë të jemi. Anëtarësimi ynë në NATO dhe BE na obligon dhe ne as mundemi, as duam të veprojmë ndryshe”, tha më tej ministri kroat i Mbrojtjes”, theksoi ministri kroat, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. 

Marrëveshja Tiranë-Prishtinë-Zagreb le të hapur mundësinë që asaj t’i bashkohen edhe vende të tjera. Përfshirja e Kosovës nuk shkel marrëveshjet me Serbinë pasi në 2023-in Prishtina dhe Beogradi ranë dakord që pala serbe nuk do e pengonte Kosovën të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare./Kosovapress

bashkëpunimi Kosovën kroat ministri Shqipërinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.