Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush shpëton tjetër nga pezullimi? Nisma me firmën e Ramës, përfshin edhe Begajn, Shabanin, Shehun dhe Sejkon….

12:18 / February 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 1770897807 WhatsAppImage20260212at11.54.33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës (Bajram Begaj), Avokati i Popullit (Endri Shabani), Kreu i KLSH-së (Arben Shehu) dhe Guvernatori i Bankës (Gent Sejko) nuk do të mund të pezullohen nga detyra nga gjykata pas ndryshimeve ligjore që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit tha sot në podkastin “Flasim” se propozimi për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Perale, që do të firmosë dhe depozitojë nesër bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk do të shpëtojë nga pezullimi vetëm kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, por të gjithë krerët e institucioneve që burojnë nga Kushtetuta. 

KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242

SI ËSHTË…..
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

SI BËHET….
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Sidoqoftë, këto ndryshime nuk e rikthejnë në detyrë zëvendëskryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturë, Belinda Balluku, pasi ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese.

begaj pezullimi Sejko Shabani shpeton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.