Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi

11:33 / February 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7994
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësues të Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës.

Siç raportohet shkak i protestës është zhvendosja e vendqëndrimit të ri të autobusëve interurban në hyrje të qytetit, duke u larguar nga zona e mëparshme përgjatë rrugës së re.

Drejtuesit e mjeteve kundërshtojnë vendimin e miratuar në Këshillin Bashkiak, sipas të cilit të gjithë autobusët për pritjen dhe nisjen e pasagjerëve do të kenë pikën e tyre të përbashkët pranë hyrjes së autostradës.

“Ne s’jemi fare dakord, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me bashkinë, që thotë kemi bërë marrëveshje, kemi rënë dakord me autobusët. Ne nuk kemi rënë dakord! Këtu nuk plotësohet asnjë kusht. Këtu qytetari është i rrezikuar, shoferët janë të rrezikuar, dhe ne nuk jemi dakord fare. S’ka kushtet më minimale, s’kemi ku të qëndrojmë, ku të vëmë një biletari.”, tha një prej përfaqësuesve të Shoqërisë Interurbane.

Sipas shoferëve dhe operatorëve të linjave, vendi i ri nuk plotëson kushtet minimale për të funksionuar si terminal autobusësh. Ata shprehen se mungojnë tualetet, nuk ka strehë për udhëtarët në rast shiu apo temperaturash të larta, si dhe nuk ofrohen kushte sigurie për punën e përditshme.

“Ky nuk është një stacion i mirëfilltë, por një ndalesë anës rrugës. Në këto kushte është e pamundur, këtu është burim aksidenti”, deklarojnë protestuesit.

Një tjetër shtoi: “Stacioni ku na ka caktuar kryetarja e Bashkisë, është stacioni më mizerabël që nuk plotëson kushtet më minimale. Po ta shikoni, edhe koshat e mbeturinave i kanë vendosur sot në mëngjes.”

Nga ana tjetër, zhvendosja e autobusëve synon t’i japë fund problematikave të mëparshme në qytet, ku mjetet parkoheshin në pika të ndryshme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe mungesë organizimi për transportin interurban. Mungesa prej vitesh e një terminali të mirëfilltë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në qytet.

Pritet që në vijim të ketë reagim zyrtar nga autoritetet vendore lidhur me kërkesat e transportuesve dhe mundësinë e përmirësimit të kushteve në pikën e re të vendqëndrimit.

Protestë shoferët terminal Vlora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.