Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para, gjashta dhe të dhjeta

13:03 / February 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së saj në Komisonin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, prezantoi këtë të hënë vizionin dhe panoramën mbi të cilën është konceptuar rishikimi i paketës kurrikulare për kurrikulat bërthamë, si dhe për programet lëndore për klasat I, VI dhe X.

“Për klasat 1,6,10 përditësimi i programeve lëndore ka ndodhur në vitin 2025, përditësimi i teksteve po ndodh aktualisht, dhe zbatimi i kurrikulës së re do të nisë në shtator të vitit 2026. E njëjta logjikë dhe proces do të ndiqet për klasat 2, 7, 11, me kurrikulën e re që do të zbatohet në shtator 2027; për klasat 3,8,12 në shtator të vitit 2028

Dhe për t’u përmbyllur me klasat 4,5,9 me zbatimin e kurrikulës së re duke filluar nga shtatori 2029. Përgatitja e listës së teksteve shkollore për përditësim, sipas klasave dhe lëndëve, bazuar në katalogun zyrtar të teksteve shkollore për klasat 1, 6 dhe 10 përfshin 171 tekste shkollore: 140 tekste fizike dhe 31 tekste digjitale.

Sikundër përfshin hartimin e treguesve të përditësimit të teksteve shkollore dhe takime informuese me shtëpitë botuese për procesin e përditësimit të teksteve shkollore, që po zhvillohen nga kolegët e ASCAP.

Procesit të konkurrimit për tekste të reja shkollore do t’i nënshtrohen: Qytetaria për klasat 1-6-10 dhe gjuha shqipe për klasën 10. Ndërsa tekstet e tjera do t’i nënshtrohen përmirësimeve dhe përditësimeve sipas gjithë sa sqarova më herët”, deklaroi ministrja Kumbaro gjatë mbledhjes në komision.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se një kurrikul e re nuk mund të ketë sukses pa mësues të përgatitur, duke sqaruar se programi i ri strategjik 2026-2028 për zhvillimin professional të mësuesve, synon t’u garantojë këtyre të fundit mbështetje konkrete në planifikimin e mësimit sipas rezultateve të reja, në përdorimin efektiv të teknologjisë dhe të Inteligjencës Artificiale, në vlerësimin formues dhe, po aq e rëndësishme, në mirëqenien e tyre profesionale dhe etike.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ftuar nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, prezantoi punën që po bën Ministria e Arsimit përmes Agjencisë së Sigurimti të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mbi rishikimin e e kurrikulave dhe teksteve në arsimin bazë dhe atë të mesëm.

Më herët, Kumbaro u shpreh se përditësimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar është konceptuar si një proces gjithëpërfshirës modernizimi, që synon ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, fleksibël dhe të orientuar drejt zhvillimit të kompetencave të shekullit 21 për të gjithë nxënësit.

kurrikulat Ministrja Mirela Kumbaro tekste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.