Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht, nuk lëshojmë pe për Republikën

11:44 / February 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8059
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës solemne në kuadër të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, tha se sot është ditë përkujtimi për të gjithë që flijuan shumëçka e gjithçka për lirinë që populli gëzon sot.

Prandaj, siç tha ai, nuk ka kompromis me Republikë dhe sovranitet.

“Dita e sotme është ditë përkujtimi për të gjithë ata burra dhe gra e fëmijë, që flijuan shumëçka e gjithçka për Republikën e Kosovës. Aktivistët e luftëtarët që u përpoqën për jetësimin e Republikës, së paku që nga viti 1968 e më tej, ndoshta s’e kishin të njëjtin vizion se si do të ishte Republike, por kishin të njëjtën dëshirë për liri. Republika në radhë të parë është institucion i lirisë, shprehje e sovranitetit, mjet për zhvillim. Prandaj kur vjen fjala te Republika dhe sovraniteti ne nuk mund të lëshojmë pe, sepse nuk bëjmë dot kompromis me lirinë dhe zhvillimin”, tha Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po akuzohen padrejtësisht, pasi siç tha ai, ata guxuan të marrin armët për liri.

“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës brengosemi që krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes 1-shekullore. Akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë. Ato nuk marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës çlirimtare, të cilës ia detyrojmë lirinë e sotme. Krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare ka kryer Serbia e Millosheviçit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiçit. Barazimi mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidial është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”, tha ai.

Kurti e mbylli fjalimin e tij duke u shprehur se, “sakrifica e njerëzve tanë për liri ka qenë e përkryer. Puna jonë për Republikën duhet të jetë po aq e përkryer”.

ish krerët kurti pavarësia uçk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.