Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 17 shkurt, drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.
“Igli është tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale i cili ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment shumë kritik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt që është pjesë e juaja, na bëri së bashku t’i kërkojmë të spostohet brenda të njëjtës godinë. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në një festë sepse nuk është e lehtë në këtë moment. E mori si detyrë për të mos lejuar që e gjithë kjo skuadër të ndjehet e padrejtuar, edhe pse Romina, me mundësitë dhe kapacitetin e saj bëri më të mirën në të gjithë këtë periudhë. Duke qenë pjesë e të njëjtës hapësirë traume ua kuptoj vështirësitë”, tha Rama.
