Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

19:46 / February 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41771327288 flamuriikosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alban Daci

Kosova në veçanti është trajtuar si çështje, problem e dhimbje e krejt shqiptarisë! Në raport me Kosovën asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë të ndarë as në qëndrim dhe as në veprime!

Kosova është e pavarur, falë kontributit të të gjithë shqiptarisë, që nuk kanë kursyer as sakrificat dhe as flijimin kur kauza e ka kërkuar.

Shqiptarët e Kosovës, praktikisht kanë qenë vazhdimisht në luftë ndaj Serbisë, e cila në çdo kohë është sjellë padrejtësisht me t’a, por kulmi i qëndresës është padyshim lufta dhe qëndresa heroike. Disa e kanë konsideruar gjeneratën e Uçk si më të artën pas asaj të Skënderbeut. Unë, s’jam plotësisht dakord me këtë, sepse Kombi shqiptar ka pasur vazhdimisht burra që permesso penës e qëndresës kanë shkruar faqe të arta në historinë tonë kombëtare.

Shqipëria, si shteti amë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës. Në  kohën e Luftës qindra djem dhe vajza nga Shqipëria, lanë familjet e tyre dhe disa edhe Perëndimin për të shkuar e rënë heroikisht në Kosovë. Nëse do të kërkohej në atë sa shqiptarë do të shkonin në luftë për të mbrojtur Kosovën të gjithë do të thoshin një zëri “Po, jemi gati”!

Për Kosovën, shqiptarët kudo ku janë, kanë që gati. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare është një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare. Ata kanë bërë qëndresë heroike përballë një makinerie ushtarake për të mbrojtur oborrin e shtëpisë, familjen, gjakun e të parëve dhe identitetin e tyre shqiptarë.

Rruga e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetën me plotë sfida si për forcimin e shtetit ashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në organizata ndërkombëtare. Megjithatë, kam besimin e plotë se Pavarësia e Kosovës është një proces pa kthim.

Në Kosovë nuk ka komb “kosovar”, por ka “Komb Shqiptar”, autokton që përbën shumicën dhe minorancë të tjera që janë produkt i historisë së saj në përpjekje të vazhdueshme për të qenë e pavarur. Kush shpik  “Komb Kosovar” nuk e ndihmon Kosovën, por e fut në skutat të paqarta në të ardhmen.

Kushdo që mendon se Kosova është tashmë e pavarur dhe nuk ka nevojë më për Shqipërinë apo për faktorin shqiptar kudo ku ndodhet, përsëri nuk i shërben forcimit të saj!

Kosova është edhe produkt pa dyshim i SHBA-ve dhe aleatëve. Prandaj, rruga e Kosovës duhet të jetë NATO dhe anëtarësim në BE! Kush nuk e mendon kështu nuk i shërben pavarësisë së Kosovës!

Kosova feston me krenari pavarësinë e saj të 18-të dhe e pret një ardhmen me plot sfida, por padyshim dinjitoze ashtu si vetë historia jonë kombëtare që nuk ka qenë aspak e lehtë, por e mbushur me plotë sakrifica.

Kosova pavaresi sakrificat shkruar shqiptareve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.