Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Disa këndej, e të tjerë andej”, demokrati në Krujë kritikon Berishën: Protesta e 10 shkurtit ishte rrëmujë dhe kaos

20:40 / February 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01771354549 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa kërkon largimin e qeverisë së Edi Ramës përmes protestave, ku të fundit e ka thirrur më 20 shkurt, kreu i PD, Sali Berisha u përball me kritika në Krujë për mënyrën sesi i organizon ato.

Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos.

Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime.

“Një pakënaqësi që kam, është me organizimin e protestave. E kam thënë fatmirësisht, ndryshe prej njerëzve që janë në sallë. Mirëpo, jo gjithmonë reflektohen mendimet. Pse kam kritikë? Mendoj që fjala përballë Edi Ramës ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm. Fjalët pësojnë shumë shpejt inflacion, fjala me këtë regjim, thyerjen e vet të madhe e ka psur në 2017. Nga 2017 e sot, jemi përtej inflacionit të fjalës. Ju thatë rezistencë paqësore, shumë mirë, është një formë.

Ka një rrëmujë. Isha në protestë herën e fundit, ka kaos, disa këtej e disa andej. Nëse shkojmë te parlamenti për t’i futur njerëzit tanë në një hink që ata të arrestohen, unë nuk jam dakord. Nëse duhet të bëjmë rezistencë përballë këtij regjimi, duhet t’i rrimë përballë këtij regjimi. Duhet ta gjejmë formën të nxjerrim intelektualët tanë, njerëzit tanë. Unë mendoj që të reduktojmë skenat dhe potencialin ekonomik që investojmë në ato skena, ta kemi në potencial ekonomik për të zgjeruar debatin, dialogun dhe mjetet për të qenë ne më energjikë përballë tyre.”, theksoi ai.

Demokrati shprehu shqetësim edhe për idenë e hedhur nga demokratë, që të bashkohen dega e Krujës dhe Fushë Krujës.

“Flitet për një bashkim të degëve, Krujë dhe Fushë Krujë. Unë e kam ngritur këtë shqetësim, nuk e kam në bazë të vogël, e ka një shtritje nga mbrapa. Unë mendoj se ne si demokratë duhet t’u japim besim njerëzve tonë. Duhet ta ndajmë përgjegjësinë. Ne kemi problemet tona, sa i takon burimeve njerëzore, nuk shoh energji për të bërë ndryshime të mëdha në parti. Për çdo palë zgjedhje, këtu ka një mit. Miti, më do Berisha, e kam mbyll me Berishën. Mendoj që kjo shpifësirë morale, duhet të marrë fund”, i tha demokrati Berishës.

Berishen demokrati kaos kritikon Kruje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.