Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço: Rusët punësuan agjent në Gjykatën e Hagës, dy bjellorusë dhe një rus u ndaluan në Drenicë

22:39 / February 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësime serioze për tentativa destabilizimi dhe ndërhyrje të huaja që, sipas tij, kanë shoqëruar jo vetëm zhvillimet në Kosovë, por edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai u ndal fillimisht te ndalimi i një shtetasi rus dhe dy shtetasve bjellorusë në Drenicë, për të cilët tha se janë ndaluar për arsye parandaluese, ndërsa detajet mbi qëllimin e qëndrimit të tyre mbahen sekret nga autoritetet.

Ndërsa më pas, ai solli në vëmendje edhe një episod tjetër, që sipas tij ka ndodhur në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, ku pretendon se një agjent rus ishte infiltruar si punonjës, me qëllim mbledhjen e informacionit mbi procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Po ashtu kemi edhe persona të cilët ne i ndalojmë sepse nuk kanë një akt të mirëfilltë se çfarë kanë planifikuar, por për efekte më shumë parandalimi. Së fundi kapëm një rus dhe dy bjellorus në Drenicë. Dy bjellorus që çfarë bënin atje ende nuk dihet, mbahet sekret për çfarë ishin aty dhe çfarë kërkonin. U ndaluan nga policia, ndalim policor që bëhet dhe pastaj kalojnë te shërbimet e tjera. Pra, tentativa për ta destabilizuar. Ndërkohë që kemi pasur të arrestuar, të ndaluar në gjykatën e Hagës, në ambientet penitenciare të këtyre luftëtarëve të UÇK-së edhe funksionarëve të lartë politikë, rusët futën një agjent të tyre. Ku e futën? Në gjykatë, me mbulim si punonjës, gjoja i rekrutuar me diplomë, vetëm për të marrë dhe për të kuptuar çfarë po ndodhte me këtë proces që nga hetimi dhe deri në gjykim dhe të çonte informacionin në kohë reale në dy kancelaritë e Moskës dhe të Beogradit. Por falë angazhimit të disa vendeve, sigurisht edhe të shërbimeve hollandeze, u bë e mundur zbulimi i këtij personi dhe arrestimi i tij. Shikoni sa të koordinuar dhe sa serioze e kanë marrë ata këtë punë për të përmbysur gjithë këtë lavdinë e madhe të luftës tonë të përbashkët. Ne kemi dëshmorë të luftës sonë kombëtare për pavarësim dhe për një Kosovë të lirë e të pavarur. Pra, shikoni se çfarë bëhet”, tha Karamuço.

Sipas Karamuços, këto zhvillime tregojnë për një interes të koordinuar për të ndikuar apo delegjitimuar luftën dhe procesin e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se rasti i personave të ndaluar në Drenicë dhe ai i një agjenti të dyshuar rus në Hagë janë sinjale që duhet të merren seriozisht nga institucionet e sigurisë.

agjent gjykata e hages karamuco punesime rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.