Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet bashkëshortja e Rexhep Selimit: Lufta e UÇK-së, e drejtë

08:33 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8097
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të thonë fjalën e tyre të fundit para shpalljes së vendimit. Në gjyqin e sotëm, pritet që të jenë të pranishëm përveç gazetarëve të shumtë edhe familjarë të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Mes tyre edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi. Ajo deklaroi për mediat para hyrjes në sallë se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë.   

“Faleminderit që jeni mbledhur këtu, është një proces shumë i rëndësishëm që po ndodh për gjithë Kosovën. Dihet që lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, në të drejtën e popullit dhe për këtë arsye jemi bashkë këtu t’i dalim në mbështetje katërshes së udhëheqjes së UÇK. Ne shpresojmë që ky verdikt, jo sot, por në të ardhmen, i trupit gjykues të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, tha ajo.

Sipas Selimit gjykata ka qenë e padrejtë qysh prej fillimit dhe shprehu bindjen se trupa gjykuese do ta shohë se UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe se katër ish-krerët e saj janë të pafajshëm.

“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që prej fillimit, e padrejtë që është themeluar, e padrejtë që është votuar në Kosovë dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur sepse kemi bërë luftë çlirimtare dhe për këtë jam shumë e bindur se edhe gjykatësit do ta shohin këtë të drejtë”, tha ajo.

bashkëshortja e drejtë Lufta Rexhep Selimi uçk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.