Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Programi “Rijetëzimi i Kullave”, seminar informues me aplikantët në Mat

22:21 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altin bojni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të zbatimit të programit “Rijetëzimi i Kullave”, një nismë e Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit në bashkëpunim me GIZ Shqipëri, u zhvillua në Burrel një seminar informues me aplikantët nga Mati.

Programi synon të kthejë kullat tradicionale të veriut në hapësira të gjalla turizmi, kulture dhe zhvillimi ekonomik lokal. Përmes restaurimit dhe përshtatjes së tyre, këto objekte me vlera të rralla arkitekturore do të përfshihen në itinerare turistike që ofrojnë përvoja autentike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjatë seminarit, përfaqësues të projektit dhe ekspertë të fushës prezantuan detaje mbi kriteret, fazat e aplikimit dhe mënyrën e përfitimit nga programi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkia Mat, Altin Bojni, theksoi se bashkia do të ofrojë asistencë dhe mbështetje për aplikantët në çdo fazë të procesit. Koordinatorja e programit nga GIZ Albania, Fjoralba Arapi, u shpreh se nisma synon jo vetëm ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore, por edhe shndërrimin e saj në një burim të qëndrueshëm të ardhurash për komunitetet lokale. Ajo bëri thirrje për angazhim maksimal dhe aplikime cilësore, të cilat do të shqyrtohen me kujdes nga ekspertët.

Programi përfshin katër qarqe Dibër, Kukës, Shkodër, Lezhë, dhe synon që kullat të mos mbeten thjesht monumente historie, por të rijetëzohen si bujtina, qendra kulturore, muze lokale apo hapësira edukative që lidhin traditën me jetën bashkëkohore.

Përmes kësaj nisme, kullat pritet të shndërrohen në pika mikpritjeje dhe zhvillimi të qëndrueshëm, duke ruajtur identitetin historik dhe duke gjallëruar ekonominë e zonave përreth.

aplikantet kullat mat programi rijetezimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.