Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Hera e tretë që shtëpia mbulohet nga uji”/ Shkarkimet nga HEC-i dhe reshjet përmbytin fshatrat e Fierit, dëme të mëdha në bujqësi

11:25 / February 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8236
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë, sollën sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier.

Prurjet në kuota të larta në lumin Seman, sollën prezencë uji në sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës  në disa fshatra, por më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar të bashkisë Fier. Banorët thonë se është e treta herë radhazi që përmbyten brenda disa muajsh duke u shkaktuar dëme të parikuperueshme në ekonomitë e tyre bujqësore teksa fajësojnë njëzëri shkarkimet e pakontrolluara.

Përveç tokave bujqësore, për të tretën herë janë përmbytur edhe banesa. “Jetoj prej 25 vitesh në këtë zonë”, thotë Sulo Tafa, “por një përmbytje të tillë nuk e kemi parë asnjëherë”. Ai tashmë ka shpërngulur edhe familjen, në kushtet e lagështirës, ndërsa thekson se me një dëm të tillë, dhe pa ndihmën e shtetit, tashmë është në kushtet e mbijetesës.

Pas situatave të ngjashme të regjistruara gjatë muajve janar dhe nëntor, dëmet e njëpasnjëshme kanë rënduar më tej gjendjen ekonomike në zonë.

hec reshjet shkarkimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.