Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim prej nëntorit, policia i gjen sërish arsenal armësh Ylli Zallës

13:57 / February 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8256
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Krujës ka zbuluar një tjetër arsenal armësh zjarri, armësh shpërthyese dhe municionesh luftarake. Ato dyshohet se i përkasin Ylli Zallës, 49-vjeçarit, i cili u shpall në kërkim pas atentatit të Rinasit po për armëmbajtje pa leje.

Ai dyshohej se ka ndihmuar autorët që kryen atentatin ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por mesa duket kishte ngritur një “magazinë” të tërë me armë.

Zalla i kishte vendosur armët në tokë afër banesës. Siç duket nga pamjet u desh edhe qeni i policisë për të gjurmuar armët.

Në total u sekuestruan:

-24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre”, njoftoi policia.

Kujtojmë se më 14 nëntor të vitit të kaluar, policia kreu një operacion në fshatin Zall të Niklës ku gjeti në një banesë të Zallës granata, tritol, mina, automatikë, pushkë, fishekë dhe kanabis.

Sipas informacioneve, rezulton që 49-vjeçari të ketë një “kartelë të pasur” me problematika të ndryshme me ligjin.

Zalla është arrestuar më herët po për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që i kanë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë Ylli Zalla ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë Krujë.

Sa i përket lidhjes së tij me atentatin në Rinas dyshohet se Ylli Zalla ka ndihmuar autorët në ngjarjen e rëndë që ndodhi më 11 nëntor.

Më konkretisht, dyshohet se ai ka furnizuar atentatorët e Rinasit. Njëkohësisht hetuesit dyshojnë se nga banesa në fjalë ka dalë automjeti i përdorur në atentat një makinë tip “Toyota” që u dogj në fshatin Halil.

arsenal armësh kërkim Policia ylli zalla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.