Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hasan Pasha publikon librin “Kur koha flet me emra”

21:50 / February 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hasan pasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, ka botuar ditët e fundit librin e tij të katërt me titull “Kur koha flet me emra”, një monografi kushtuar figurave të shquara të trevës së Matit.

Pas botimit të librit me publicistikë “Të pathënat e 30 viteve” si dhe monografive “Fisnikët e Matit” dhe “Mati i fjalës së shkruar”, autori ndalet sërish te Mati dhe njerëzit e tij. Këtë herë, vëmendja përqendrohet te matjanët që kanë dhënë kontribute të çmuara në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, kulturore dhe profesionale.

“Rrethi i grave dhe burrave që kanë lënë gjurmë të dukshme në trevën tonë është i madh dhe i larmishëm. Mendova se këta njerëz meritojnë të njihen, të promovohen dhe të mos mbeten në harresë. Ata janë dëshmi e gjallë se Mati ka ditur të nxjerrë personalitete me vlera, përkushtim dhe integritet,” shprehet autori.

Libri sjell 100 portrete personalitetesh që, sipas Pashës, “kanë dhënë më shumë sesa kanë marrë”, duke lënë pas një trashëgimi morale dhe njerëzore për brezat që vijnë. Autori thekson se edhe në këtë vepër ka qëndruar larg bindjeve politike, duke paraqitur portrete njerëzish të ndershëm, punëtorë dhe të përkushtuar, të cilët me veprën e tyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe emancipimin e Matit.

Redaktori i librit, Hamdi Hysuka, e cilëson botimin si një vepër me vlera të veçanta dokumentare, historike dhe kulturore, që pasuron ndjeshëm fondin e studimeve kushtuar krahinës së Matit.

“Përmes 100 portreteve biografike, libri afron një pasqyrë të shumanshme të shoqërisë matjane, duke përfshirë figura nga fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, kultura, administrata publike, mbrojtja, sporti, media dhe besimi fetar.

Kjo shumëllojshmëri tematike e bën veprën një pasqyrë të gjallë të evolucionit shoqëror të Matit ndër dekada, duke evidentuar rolin e individit si faktor kyç në ndërtimin e institucioneve dhe në përçimin e vlerave njerëzore,” shkruan Hysuka.

Sipas tij, një nga meritat kryesore të autorit është ruajtja e një distance të qartë nga interpretimet politike dhe ideologjike. Portretet janë ndërtuar mbi fakte, dokumente, dëshmi familjare dhe burime institucionale, duke shmangur idealizimin e tepruar dhe subjektivizmin.

Libri “Kur koha flet me emra” vjen si një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin dhe promovimin e figurave që kanë lënë gjurmë në historinë dhe zhvillimin e Matit, duke u kthyer në një referencë me vlerë për studiuesit, brezat e rinj dhe komunitetin matjan.

autor hasan pasha liber monografi nenprefekt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.