Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Çudira kuqezi/ Kombëtaren e lë furgoni

12:32 / June 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stervitje kombetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çuditë nuk kanë fund në vendin tonë. Edhe në Kombëtare. Pavarësisht se kualifikimi në Europian na ngriti stekën, pretendimet dhe prestigjin, aktualisht Shqipëria kthehet shumë vite pas. Nuk ka të bëjë me trajnerin, lojtarët, skemat apo çështjet taktike. Më keq se kaq. Organizimi i axhendës, udhëtimit dhe mosnjohja e vendit ku u vendos të qëndrojë për t’u stërvitur bëjnë që ekipi ynë të sillet si një ekip inferior apo skuadër lagjeje.

UDHËTIMI

Frankfurti është një qytet i madh dhe me një nga aeroportet ndër më të mëdhenjtë në Europë. Por, FSHF vendos që Kombëtarja të fluturojë drejt Këlnit, edhe pse kishte prenotuar për të qëndruar pikërisht në Frankfurt. E për të mbuluar këtë gabim, ekipi u detyrua që të udhëtojë rreth katër orë me autobus, me gjithë ndalesën rrugës, teksa ekipi u sfilit. Gjë, e cila solli edhe anulimin e stërvitjes së parë në Gjermani, meqenëse futbollistët dhe stafi ishin jo pak të lodhur.

FURGONI

Ekipi kombëtar dhe qëndrimi disaditor jashtë vendit për t’u përgatitur kërkon edhe një bazë materiale jo të vogël. E si për t’i lejuar komoditetin maksimal të skuadrës kombëtare dhe stafit të ngushtë teknik apo mjekësor, zgjidhet një mjet i dytë udhëtimi që të shoqërojë pikërisht bagazhet dhe një pjesë të stafit të FSHFsë. Pikërisht, me furgonin ka ndodhur edhe problemi gjatë rrugës nga Këlni drejt Frankfurtit. Teksa autokolona kuqezi është gjendur në trafik, furgoni ka pësuar djegie të freksionit. Madje, është dashur në pak metra që stafi ta shtyjë fugonin për të mos shkaktuar probleme në trafik. Për fat ka ndodhur fare pranë një autogrilli, ku për pak metra, furgoni ka parkuar deri në momentin që ka ardhur një tjetër zëvendësues nga kompania, tek e cila ishin porositur këto mjete me qira.

NGATËRRESA ME FUSHAT

Që në momentin që Kombëtarja ka vendosur të udhëtojë drejt Frankfurtit, për t’u vendosur atje që të kryejë përgatitjet para Islandës, në ndihmë të kuqezinjve ka ardhur Ervin Skela. Ish-mesfushori kuqezi, i cili njeh mjaft mirë qytetin, ka gjetur për kuqezinjtë një fushë me kushte të mira dhe një nga qendrat që në të shkuarën është përdorur edhe nga vetë skuadra e Aintrahtit të Frankfurtit. Mirëpo, eksperienca jo e duhur e menaxherit të Kombëtares, Dritan Babamusta, ka bërë që Shqipëria të ketë një ngatërresë të paimagjinueshme në ditët e sotme. Mungesa e koordinimit ka bërë që Kombëtarja të prenotojë një hotel që ishte rreth 45 minuta udhëtim me autobus nga qendra stërvitore në fjalë. Gjë e papranueshme nga vetë trajneri Reja, i cili është nervozuar dhe nuk e ka pranuar që skuadra e tij të udhëtojë minimalisht 1 orë e gjysmë vajtje-ardhje nga hoteli në stërvitje për çdo seancë. Në këto kushte, është gjendur një zgjidhje emergjente dhe ekipi përgatitet në një terren stërvitor mes gjelbërimit që gjendet rreth 12-minuta (siç njofton FSHF) nga hoteli. /PANORAMASPORT.AL/

kombetarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.