Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prokuroria e Përgjithshme ndez debatin në Komisionin e Ligjeve

12:52 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kom ligjeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Funksionet e Prokurorisë së Përgjithshme kanë ndezur debate në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua për projektrezolutën për këtë institucion.

Debati ka qenë për përmirësimin e punës së institucionet, hetimet proaktive dhe transparenca.

DEBATI

Vasilika Hysi: Në projekt-rezolutën për Prokurorinë e Përgjithshme është vënë në dukje nevoja për rritje të hetimeve pasurore, pasi janë të ulura. Është kërkuar rrija e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me agjecitë e huaja.

Është theksuar nevoja e hetimeve proaktive nga prokurorët për korrupsionin dhe krimit të organizuar. Detyrat janë të shumta. Veçoria e p/rezolutës është se kemi parashikuar rekomandime dhe afate, ku Prokurori i përgjithshëm duhet të sjellë raporte në Kuvend, pa pritur raportimin vjetor.

Brenda nëntorit, prokuroria duhet të sjellë raportin për luftën kundër korrupsionit. Të sjellë në Kuvend udhëzimet që nxjerr prokurori i përgjithshëm. Brenda shtatorit të sjellë një kalendar trajnimi për policinë gjyqësore. Brenda dhjetorit të raportojë për zbatimin e kodit të drejtësisë penale për të mitur.

Bashkim Fino: Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme. Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale.

Fatmir Xhafaj: Tek pjesa e rekomandimeve, çështja themelore është zbatimi, sjellja, efekshmëria e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për prokurorinë në funksion të luftës kundër kriminalitetit. Kemi bërë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe duhet të bëjmë vlerësim se cili ka qenë impakti.

Prokurorja e përgjithshme ka detyrimin e nxjerrjes së udhëzimeve dhe bashkëpunimin me organet përgjegjëse. Me rezolutën duhet të dërgojmë mesazhe për prokurorët.

Mbështes çështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyrë, sepse u bë rregull. Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çështje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve.

Spartak Braho: Ruajtja e sekretit hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit te procesit hetimor dhe dërgimit të çështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër.

Vasilika Hysi: Nuk kemi pse t’i vëmë rekomandim për ruajtjen e sekretit hetimor, pasi është përcaktuar në kodin e procedurës penale ruajtja e sekretit hetimor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.