Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

10:44 / February 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8344
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një stuhi dimërore ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Janë anuluar mijëra fluturime, ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike. 

59 milionë banorë janë paralajmëruar nga autoritetet për motin ekstrem. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa shtete, përfshirë Massachusetts, Connecticut, Delaware, New Jersey dhe Rhode Island, ndërsa në New York City është ndaluar plotësisht qarkullimi i automjeteve.

Stuhia konsiderohet më e fuqishmja e dekadës së fundit. Pritet të ketë erë të fortë, ndërsa probleme parashikohen të ketë edhe me lundrimin.

New York City është vënë nën paralajmërim për stuhi bore për herë të parë pas 9 vitesh. Parashikimet flasin për 50 deri në 60 centimetra dëborë dhe temperaturat do të zbresin deri në -6 gradë Celsius.

Kryetari i bashkisë, Zohran Mamdani, njoftoi mbylljen e shkollave dhe ndalimin e qarkullimit, me përjashtim të rasteve emergjente. Mbi 150 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në shtetet verilindore.

Autoritetet në New York kanë aktivizuar Gardën Kombëtare dhe kanë paralajmëruar për ndërprerje të zgjatura të energjisë.

Masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në Rhode Island dhe New Jersey, ku janë pezulluar shërbimet e transportit.

Edhe në Kanada, provinca e Nova Scotia pritet të përballet me pasoja të rënda. Parashikohen ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore në zona të caktuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme, ndërsa strukturat shtetërore mbeten në gatishmëri të plotë për t’u përballur me një nga stuhitë më të forta të viteve të fundit.

Amerikës gjendje jashtëzakonshme shtete stuhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.