Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëri-Poloni, Ibrahimaj dhe Malaj takim për investime dhe bashkëpunim dypalësh

13:20 / February 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8364
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe u prezantuan disa tregues të qëndrueshëm të këtij bashkëpunimi, përfshirë:

  • Rritjen e importeve nga Polonia me 9.9% në vitin 2025, duke arritur vlerën 216 milionë euro.
  • Rritjen e eksporteve shqiptare drejt Polonisë me 6.3% në vitin 2025, duke arritur 26 milionë euro.
  • Rritjen e stokut të investimeve polake në Shqipëri, që në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën 101 milionë euro.
  • Zgjerimin e pranisë së biznesit polak, me 110 kompani me kapital 100% polak dhe 19 me kapital të përbashkët.

U diskutua gjithashtu nisma për krijimin e Bankës Shqiptare për Zhvillim (BZH), një projekt që po ndërtohet mbi modelin e bankës së zhvillimit të Polonisë, e cila është vlerësuar për sukseset e saj në mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesit e të dy vendeve shprehën angazhimin për të vijuar bashkëpunimin intensiv mes ekipeve teknike dhe institucioneve përkatëse me qëllim finalizimin dhe zbatimin efektiv të marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta.

Delina Ibrahimaj petrit malaj Poloni Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.