Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative dhe urë të re

19:23 / February 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrsh1771956544 WhatsAppImage20260224at18.44.53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri me dije se është vendosur ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin me qëllim normalizimin e qarkullimit në juglindje të vendit, i cili prej 4 ditësh është i paralizuar për shkak të dëmtimit masiv të rrugës Librazhd-Pogradec. Ura e degraduar dhe e copëtuar në këtë aks për shkak të rrëshqitjes së sipërfaqes do të shembet dhe do të ndërtohet një urë e re.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.

Sistemi dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”, tha Kozeli ndër të tjera.

Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që për këtë vit, sipas tij, ka qenë trefish më e lartë se sasia e reshjeve të rëna përgjatë 2 viteve të mëparshme.

“Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë”, tha Bylyku.

Ndërsa kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

“Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti”, tha Çako.

aksit Alternative arrsh demtimi librazhd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.