Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ylli Manjani: Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

21:57 / February 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu është, siç thotë Kryeministri, 10+ raste korrupsioni mund të ketë gjykuar ose ka në gjykim gjithë ajo strukturë kushtetuese antikorrupsion. Gjithë ai investim medemek edhe ndërkombëtar dhe 10 raste në 5 vjet.

Ndër to vlen të përmendet se:

1. Njëri nga këto 10 raste është rasti i Safetit, të cilit ja bëri akuzën korrupsion Apeli, sepse SPAK dhe shkalla e parë e GJKKO e quanin shpërdorim detyre. Për të qeshur e për të qarë po ky rast tashmë raportohet si statistikë korrupsioni.

2. Vetëm 400 000 lekë (të reja) janë kapur në flagrancë si plaçkë, njëkohësisht si provë materiale e korrupsionit. Asnjë qindarkë më shumë. Vetëm llafe përgjimesh e llogje bisedash kanë kapur nga memoriet e celularëve.

As sa pastruesja e asaj zonjës që gjeti paret e fshehura te tubi i aspirimit, nuk ka kapur ende SPAKU.

****

Nga ana tjetër dakord, bombat artizanale të PD janë anti imazh. Padyshim ashtu janë!

Por të mos harrojmë se kemi Kushtetutën e vetme në rruzull që në tekstin e saj ka fjalët “korrupsion dhe Krim i organizuar”. Një vetëkriminalizim absurd që kemi bërë në emër të Reformës në Drejtësi. Një vetëprezumim fajsie kombëtar kemi bërë me atë eksperiment kushtetues.

Dhe kjo padyshim që është gjëja zyrtare më anti-imazh që i kemi bërë vetes.

Kushdo që lexon Kushtetutën tonë, pa ditur fare çbëhet këtu, e krijon idenë se këtu ka veç krim, mafie e korrupsion…

Të gjitha shtetet e tjera e rrefuzuan këtë eksperiment kushtetues, që ne e bëmë me konsensus idiotik.

Nuk po përmend këtu nene pa fund në Kodin Penal që dënojnë fjalën dhe mendimin, në myrën më antidemokratike të mundshme….

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna.

antikorrupsion drejtesia korrupsioni penale Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.