Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Dako tek kandidati për Shijakun: Të gjithë emrat e përmendur në përgjimet e “Bild”

15:10 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
392245
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjimet e sotme të publikuara nga “Bild” kanë tronditur skenën politike të vendit duke konfirmuar kështu kontrollin e votës nga grupet kriminale përmes shantazhit apo blerjes.

Në përgjime kanë dalë në skenë një numër jo i vogël i zyrtarëve të PS në Durrës dhe Shijak, të cilët flasin me vëllezërit Avdylaj për çështje të votave për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Por, kush janë zyrtarët që janë kapur në përgjime?

I pari është Vangjush Dako, i cili është përgjuar me Astrit Avdylajn, i cili e pyet nëse kishte fjetur mirë pas takimit me Ramën.

Në “rrjetë” ka rënë edhe kreu i Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi, i cili duket i gatshëm për t’i dhënë Astrit Avdylajt listën e kundërshtarëve politikë që janë të punësuar duke ditur se atyre do t’u bëhet presion që të japin votën, pasi në të kundërt do të largohen.

Elton Arbana, kandidati i PS për këto zgjedhje në bashkinë e Shijakut është një tjetër emër i kapur në përgjime duke i thënë Astrit Avdylajt se do të ndërhynte për të hequr një gjobë të INUK-ut me vlerën 5 milion lekë.

Po ashtu është kapur edhe Ilir Ndraxhi, deputet i PS, ndërsa Arjan Ndraxhi është vëllai i tij. Ardian Kokomani, kryetari aktual i Bashkisë së Shijakut është përgjuar gjithashtu duke marrë urdhra nga Avdylajt për të qenë i pranishëm në një takim ku do të jetë edhe Vangjush Dako.

Ani Dyrmishi është një tjetër emër. Kur janë bërë përgjimet ai ka qenë Drejtor i Hipotekës, ndërsa aktualisht është drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare.

Ndërkohë, një tjetër emër që përmendet në këto përgjime të dy viteve më parë, është Vath Alla, një qytetar nga Ishmi që pretendon një tokë në bregdetin e Kepit të Rodonit, dhe mik i afërt me Avdylajt.

Shijaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.