Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kategoria e Parë/ Kukësi surprizon Ilirinë në Fushë-Krujë, fitojnë Skënderbeu dhe Besa

16:46 / March 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sport
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të dielë tre ndeshjet e mbetura për raundin e 24-t. Te tri pikët dolën Skënderbeu dhe Besa, ndërsa Iliria dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Në stadiumin e Gjirokastrës, AF Luftëtari u mposht 0-3 nga kryesuesit e Skënderbeut. Korçarët marrin fitoren e tretë radhazi dhe prijnë renditjen, duke lënë pas Laçin. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Nasr, Beshiraj dhe Gjumsi.

Në stadiumin e Luzit të Vogël ishte Besa që fitoi1-0 kundër Burrelit. Goli i Danajt në minutën e 22-të i dha tri pikët kavajasve pas gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Ndërkohë që në Fushë-Krujë ekipet e Ilirisë dhe Kukësit barazuan 1-1. Bespallov shënoi një supergol për verilindorët, para se Santiago Selmani të barazonte ndeshjen në minutën e 75-të.

Për momentin Skënderbeu dhe Laçi mbajnë dy pozicionet që të dërgojnë në Superligë, ndërsa Pogradeci, Iliria, Kastrioti dhe Burreli janë në play-off. Apolonia dhe Lushnja ndodhen në zonën play-out, ndërsa nëse kampionati do mbyllej sot, AF Luftëtari dhe Kukësi do i jepnin lamtumirën Kategorisë së Parë.

Kategoria e Parë, raundi 24-t:

E shtunë, 28 shkurt 2026

Apolonia 1-2 Pogradeci

Korabi 1-0 Kastrioti

Lushnja 1-5 Laçi

E diel, 01 mars 2026

AF Luftëtari 0-3 Skënderbeu

Besa 1-0 Burreli

Iliria 1-1 Kukësi

Renditja:

image 1

fushe kruje kategoria Kukesi pare skenderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Ministria e Arsimit: Respektoni afatet dhe rregullat e regjistrimit

13:03 / July 6, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.