Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

11:21 / March 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8735
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Ky zhvillim u konfirmua nga avokati, Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj shqiptares Teuta Fazliut.

Ai pohoi se kjo është një fitore fillestare dhe u zotua se do jetë i përkushtuar për të marrë fitore të plotë.

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, avokati shkruan se pasivizimi i adresave po detyron shqiptarët të largohen pasi po humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftimin, pasaportën e re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor e të drejta të tjera.

“Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Luginë të Preshevës që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore.

adresave Gjykata e Strasburgut Luginën e Preshevës padinë Pasivizimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.