Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritet transparenca proaktive e autoriteteve publike, publikohen indekset për vitin 2025

12:15 / March 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8742
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit radhazi procesin e monitorimit të transparencës proaktive të autoriteteve publike në Republikën e Shqipërisë.

Monitorimi për vitin 2025 ka përfshirë 367 autoritete publike qendrore dhe të varësisë, institucione të pavarura, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione të sistemit të drejtësisë, institucione të arsimit të lartë, urdhra profesionalë si dhe shoqëri tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve.

Transparenca proaktive nënkupton publikimin e rregullt dhe të përditësuar të informacionit nga autoritetet publike, duke u mundësuar qytetarëve ndjekjen e veprimtarisë institucionale. Publikimi sistematik i informacionit forcon përgjegjshmërinë, besueshmërinë dhe llogaridhënien e institucioneve ndaj publikut.

Procesi i monitorimit është mbështetur në kërkesat e kuadrit rregullator në fuqi, me qëllim garantimin e aksesit sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës në informacionin dhe dokumentacionin me karakter publik.

Për realizimin e këtij vlerësimi janë përdorur 16 tregues monitorimi (nga 12 tregues të përdorur për vitin 2024), të detajuar në seksionin “Metodologjia” të raporteve. Këta tregues analizojnë në mënyrë të hollësishme përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.

Ky ushtrim i përvitshëm synon jo vetëm evidentimin e problematikave dhe sfidave, por edhe identifikimin dhe promovimin e praktikave të konsoliduara pozitive, ku transparenca proaktive trajtohet si një standard i përditshëm i funksionimit institucional.

Nga analiza krahasimore rezulton një përmirësim i vazhdueshëm i nivelit të transparencës proaktive nga viti në vit, duke marrë në konsideratë si rritjen e numrit të treguesve të vlerësimit, ashtu edhe zgjerimin e numrit të autoriteteve të monitoruara. Megjithatë, mbetet e domosdoshme ruajtja e nivelit të lartë të angazhimit institucional dhe forcimi i përgjegjshmërisë profesionale për adresimin e sfidave të evidentuara gjatë procesit të monitorimit.

Zyra e Komisionerit rithekson se çdo përpjekje për konsolidimin e mekanizmave të transparencës është e mirëpritur, duke theksuar parimin themelor se hapja përbën “rregullin”, ndërsa kufizimet përbëjnë “përjashtimin”.

Indekset proaktive rritet TRANSPARENCA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.