Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alarm i kuq në Greqi, shkak tensionet në Iran

20:18 / March 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet e Greqisë, kanë shpallur gjendje alarmante në vend, pas zhvillimeve të fundit në Iran, duke aktivizuar një mobilizim të plotë të strukturave të sigurisë.

Policia greke dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës kanë vënë në funksion të gjitha protokollet operative, ndërsa janë forcuar ndjeshëm masat e ruajtjes në objekte që konsiderohen si objektiva të mundshme. Paralelisht, rrjeti informativ i vendit funksionon në kapacitet maksimal për monitorimin e çdo rreziku të mundshëm, raporton media greke To Vima.

Në selinë qendrore të Policisë greke, po zhvillohen takime të vazhdueshme koordinuese, ku autoritetet rivlerësojnë herë pas here situatën e sigurisë.

Ambasadat dhe infrastruktura kritike nën mbrojtje të shtuar

Sakaq ambasadat, misionet diplomatike si dhe bizneset që lidhen me interesa amerikane dhe izraelite janë vendosur nën masa të rrepta të sigurie.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar:

• kufijve tokësorë të vendit,

• aeroporteve ndërkombëtare,

• porteve detare,

• nyjeve strategjike të transportit në Athinë, Kretë dhe Rodos.

Gjithashtu, masa të shtuara sigurie janë marrë edhe në shkolla, objekte fetare dhe institucione apo kompani që lidhen me interesa amerikane ose izraelite.

Bashkëpunim me SHBA-të dhe Izraelin

Mobilizimi grek shtrihet edhe përtej kufijve kombëtarë.

Shërbimi i Inteligjencës greke ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet europiane të sigurisë, ndërsa bashkëpunimi me agjencitë amerikane dhe izraelite është intensifikuar për shkëmbimin e informacionit dhe vlerësimin e kërcënimeve të mundshme.

Fokusi kryesor i autoriteteve mbetet parandalimi. Njësia Antiterror ka rritur mbikëqyrjen ndaj personave të klasifikuar më parë si të dyshimtë, ndërsa monitorohen komunikime dhe lidhje të individëve me rajonet e përfshira në konfliktet ushtarake.

Autoritetet greke mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me qendrat e mbyllura të ndalimit në të gjithë vendin, me qëllim eliminimin e çdo skenari që mund të përfshijë persona të dyshuar për veprimtari të paligjshme ose tentativa rekrutimi për sulme të mundshme.

Kujtojmë se një dron goditi bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro gjatë natës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale por pa viktima. Si masë sigurie, autoritetet britanike kanë vendosur largimin e përkohshëm të personelit jo thelbësor.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Britania pranoi t’i lejojë SHBA-ve të përdorte bazat ushtarake britanike për të sulmuar vendndodhjet e raketave iraniane.

Britania deri tani nuk ka qenë e përfshirë në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, por në një deklaratë të regjistruar të dielën në mbrëmje, kryeministri Keir Starmer tha se qasja e Iranit po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme dhe po vinte jetët e britanikëve në rrezik, duke çuar në vendimin për të lejuar SHBA-të të përdorin dy nga bazat e saj ushtarake.

alarm Greqi iran kuq tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.