Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lirohen “snajperët” e Berishës/ Çupi: Kjo është një vrasje në tentativë. Berisha nuk është politikan, por një vrasës

19:59 / March 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një interviste në “Tirana Live”. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për vendosjen e rendit dhe barazisë para ligjit.

Çupi deklaroi se drejtësia “u nis për të dhënë drejtësi, por nuk e dha”, duke shtuar se, sipas tij, janë krijuar aleanca të rrezikshme mes politikës, sistemit të drejtësisë dhe elementëve kriminalë. Ai kritikoi gjithashtu vendimet për lirimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës së PD, duke e cilësuar këtë si një sinjal negativ për shoqërinë.

Në deklaratat e tij, analisti akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi të rënda politike dhe morale, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të marrë pushtetin përmes akteve të rënda. Ai përmendi gjithashtu pretendime për ndikime të huaja në politikën shqiptare.

“Rruga e drejtësisë kjo është, u nis për të na dhënë drejtësi dhe drejtësi nuk na dha. U nisëm me drejtësinë për të krijuar raporte të drejta dhe na ndodhi që drejtësia jo vetëm që nuk u vu në vendin e vet, por janë bërë bashkë partia e Berishës, drejtësia dhe krimi. Është drejtuar krejt shtrembër. Po shohim një drejtësi që po liron njerëzit e dhunës, gjë që dëshmon botës se ky është një popull që nuk e dënon dhunën. Kanë kaluar 15 që do dënojnë vrasjen shtetërore dhe akoma nuk e kanë dënuar. Po krijojnë një vend, që këtu do të ketë drejtësi kur të mos ketë më njeri.

Ky ishte një krim në flagrancë, në tentativë. Berisha njësoj i ka kryer krimet, si në opozitë ashtu edhe në qeveri. Berisha nuk është një politikan, por një vrasës. Është një kryengritje për vrasjen në nivelin më të lartë të hierarkisë së shtetit, vetëm për të marrë pushtetin. Kjo është një vrasje në tentativë. Edhe para 35 vjetësh, me gjuhën e drunjtë dhe të papëlqyeshme, Berisha ka përsëri një gjendje negativiteti, flet në paralel vetëm me ngjarje tragjike. Sali Berisha ka antena të çuditshme, ka antenat e huaja. Berisha është një prej aleatëve të Iranit, në Shqipëri ai ka bërë favore”, tha Frrok Çupi.

Berisha cupi politikan tentative Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.