Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bashkimi Europian, kufizon ndihmat për të huajt/ Gjykata e BE: Kërkohet leje qëndrimi afatgjatë për përfitimet sociale

13:31 / March 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se shtetet e BE-së mund të kërkojnë që të huajt nga vendet jashtë Bashkimi Europian të kenë leje afatgjatë qëndrimi në mënyrë që të përfitojnë ndihma sociale të cilat nuk lidhen me punësimin.

Ky vendim vlen veçanërisht për përfitimet sociale të financuara nga fondet shtetërore, si shtesa për pensionistët me të ardhura të ulëta, dhe jo për ndihmat e lidhura me kontributet e punës.

Vendimi u mor pas padisë së një gruaje shqiptare që jetonte ligjërisht në Itali për dhjetë vjet me djalin e saj, thotë DW. Ajo kishte leje qëndrimi dyvjeçare dhe leje pune, por nuk kishte punuar kurrë. Kur aplikoi për shtesën e pensionit bazë, kërkesa u refuzua sepse nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë. Gjykata Kushtetuese italiane ia referoi çështjen Gjykatës Europiane, e cila interpretoi ligjet e BE-së mbi trajtimin e barabartë në sigurimet shoqërore.

Gjykata shpjegoi se shtesat e tilla janë ndihmë sociale e pavarur nga kontributet dhe financohen nga fondet shtetërore për të mbrojtur individët nga vështirësitë ekonomike. Prandaj, shtetet mund të vendosin kushte që tregojnë një nivel të caktuar integrimi, si për shembull leja e qëndrimit afatgjatë.

Edhe qytetarët e BE-së mund të kërkojnë ndihma sociale vetëm nëse kanë të drejtë të qëndrojnë përgjithmonë në vendin përkatës.

bashkimi evropian Gjykata leje qëndrimi përfitime sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.