Nga: Gjon NDREJAJ
A është shtypi shqiptar vërtet i lirë dhe i pavarur ? Apo liria e tij mbaron, aty ku fillojnë interesat e fuqishme të financuesve të tij dhe grupeve të caktuara të interesit? Kjo është pyetja qështroj unë, ani pse jam i sigurtë se përgjigjen e saj e dinëshumica e lexuesve.
Ashtu si edhe për disa gjëra të tjera edhe për shtypin, më ka gënjyer mendja se tashmë në një sistem demokratik, liria e shprehjes si e drejtë themelore e njeriut, është përmbushur dhejo vetëm pse është e garantuar me Kushtetutë. Kjo përshtypje tëkrijohet sapo dëgjon në mëngjes pasqyrën e shypit në TV, ku gazetat janë të mbushura me kritika ekstreme për qeverinë dheqeveritarët e të gjitha niveleve. Dhe në fakt koncepti bazë i lirisësë shtypit është që ai t’i shërbejë demokracisë dhe interesit publik duke vepruar në mënyrë të pavarur nga kontrolli i qeverisë. Kjo sepse qeveria është “armiku” kryesor i lirisë sështypit, e cila duke qenë e interesuar të ruajë pushtetin nuk ështëe interesuar drejtpërdrejt për transparencën e veprimtarisë së saj.
Në vlerësimin tim liria e shtypit përfshin informimin e publikut pavarësisht nga kontrolli i qeverisë por tërësisht nëvarësi me interesin publik. Kjo do të thotë që shtypi duhet tëjapë zë jashtë çdo interesi tjetër, atyre mendimeve dhe zërave qëjanë në interes të publikut pa u kufizuar kjo nga interesa të tjerëfinanciarë apo grupeve sociale të medies. Është një temë e gjërëdiskutimi dhe nuk mund të ezaurohet në kuadrin e një shkrimi por po i rikthehem shkakut për të cilën e nisa këtë shkrim.
Çensura e padukshme
Përpara disa ditësh, shkrova një artikull që trajtonte një shqetësim publik: komisionet bankare ndërtuar mbi bazën e proporcionalitetit të shumës së transaksionit dhe jo mbi bazën e kostos, të cilat shkojnë kundër logjikës më elementare ekonomike. Artikulli ishte faktik dhe argumentues. E dërgova për publikim në disa media kombëtare. Rezultati? Vetëm një portal e publikoi.Një tjetër e publikoi por pas disa orësh e fshiu. Kur kërkova një shpjegim se përse nuk e publikuan shkrimin , një zë nga brenda një redaksie më konfirmoi të vërtetën e hidhur: “Nuk e publikojmë dot për shkak të marrëdhënieve toname bankat. Na vjen keq.”
Në këtë moment pashë se si dy botë u përplasën brenda meje: bota e medias së lirë që beson se ka një mision për të informuar dhe bota e “mediave” që sot funksionojnë thjesht si biznese për të shitur lexues te reklamuesit. Dhe e dyta fitoi….Çfarë na thotë kjo? Kjo nuk është thjesht historia e artikullit tim. Ky është një moment i vërtetës për mediat shqiptare. Kur një media vetë-censurohet nga frika për të humbur një sponsor apo klient reklamash (si bankat), ajo nuk është më “shtyp i lirë”. Ajo është kthyer në një mjet PR-i për atë grup interesi.Fatkeqësisht sot, shumica e mediave shihen thjesht si ndërmarrje. Produkti i tyre nuk është më “lajmi” apo “e vërteta”, por “audienca”. Ata shesin sy dhe veshë lexuesish te reklamat.
Misioni i shtypit është të jetë mbikëqyrës i pushtetit, por kur pushteti ekonomik i bankave mbyll gojën e redaksive, atëherë kemi një problem serioz. Nuk nevojitet diktatura për të mbyllur një gazetë; mjafton varfëria e tyre ekonomike dhe varësia nga reklamat e mëdha. Kam publikuar me qindra artikuj në median e shkruar dhe shkrimet e mia janë pritur me interes prej saj edhe për shkak të karakterit problemor, që ato kanëprezantuar në raport me qeverisjen në përgjithësi. Shumë media dhe portale edhe pa lejen time i kanë marrë këto shkrime dhe i kanë publikuar dhe mirë kanë bërë. E vërteta duhet të marrëdhenë…
Por në se pushteti paraqitet si çensori kryesor i medias, ai nuk qenka i vetmi. Në këndvështrimin tim, luftën me pushtetinmedia pothuajse e ka fituar. Por që të jetë e lirë ajo duhet tëfitojë luftën me të tjera pushtete; me veten, me shkëputjen e medias nga ndikimi i marketingut, autocensurën, pavarësinëeditoriale të mediave nga pronarët e saj etj. Mbase mund tëduken si shumë por përndryshe nuk mund të flasim për liri tështypit.
Kërcënimet e pavarësisë së shtypit.
Liria e shtypit është një koncept i brishtë dhe kërcënimet ndaj saj vijnë nga shumë drejtime, jo vetëm nga shtypja e drejtpërdrejtë e qeverisë.Financimi i saj nga grupe të caktuara interesi është një nga kërcënimet më të mëdha dhe më tinëzare. Ja se si faktorë të tjerë, veçanërisht ata ekonomikë dhe të brendshëm, e cënojnë lirinë dhe integritetin e shtypit: Flitet shumë për pronarët e mediave që kanë interesa politike.Flitet gjithashtu për gazetarët që paguhen nga partitë për të shkruar në mënyrë të caktuar. Nuk është e vështirë të dallosh ndikimet politike në media. P.sh. ka gazeta apo portale të cilat lehtësisht duket se janë të rrjeshtuara politikisht. Nuk ndodh kurrë që linja e tyre editoriale të prekë apo të paraqesë informacione që janë jashtë interesit të forcës politike që i mbështet.Po kështu opinionistë të caktuar janë lehtësisht të identifikuar si të majtë apo të djathtë dhe për ta nuk ka rëndësi e vërteta, interesi publik por interesi partiak. Fatkeqësisht kjo dukuri shfaqet jo vetëm si e majtë apo e djathë por edhe si shqiptare apo antishqiptare. Në emër të “lirisë së shtypit”, ju jepet zë nëpër ekrane edhe individëve që qartësisht mbrojnë teza antishqiptare dhe besoj se këtë nuk e bëjnë këtë në emër të idealeve por të diktuar nga paraja e pistë që marrin
Pronësia mbi mediet dhe burimet e financimit e deformojnërolin e saj. Kur mediat financohen ose zotërohen nga grupe interesi (si oligarkë, korporata të mëdha, ose parti politike), misioni i tyre për të informuar publikun vihet në rrezik. Nnë këtërast shtypi vihet tërësisht në vartësi dhe ndjek interesin e parasëdhe pushon së qeni një mision dhe është transformuar në një biznes me qëllimin e vetëm të fitojë para jo të informojëpublikun.
Interesi i pronarit të medies është, të mbrojë biznesin e tij, të promovojë një agjendë politike të caktuar dhe kësisoi fillon të ndikojë në redaksi. Gazetarët mund të ndjejnë presion të brendshëm (ose të hapur) për të mos shkruar histori që dëmtojnë pronarin ose miqtë e tij. Në këtë rast media kthehet nga një shërbyes i interest publik në një mjet për të avancuar interesat e ngushta të një grupi të caktuar interesi, duke manipuluar opinionin publik.
Disa nga mediet që nuk zotërohen drejtpërdrejt nga grupe interesi, janë të varura financiarisht nga reklamat dhe tirazhi/klikimet. Në rastin konkret disa nga gazetat kryesore ose portalet hezituan të publikojnë shkrimin tim investigativ për bankat e nivelit të dytë që ofronte një shërbim për publikun por ndërkohë dëmtonte interest e paligjshme të biznesit, sepse bankat ishin reklamuesit më të mëdhenj të shtypit. Frika e humbjes së të ardhurave nga reklamat e bankave veproi si një formë e vetë-censurës së medias.
Në garën për të mbijetuar në treg, disa media mund të tundohen të ndjekin dhe të publikojnë vetëm lajme sensacionale dhe argëtuese,ndonjëherë edhe të pavërteta duke lënë pas dore njëraportim të tillë serioz, investigativ, që është me interes publik.Në këtë rast shtypi e ka fshirë dallimin midis interesit publik dhe asaj që i intereson publikut, duke u prirur nga ky i fundit. Jo çdo fakt që është interesant për publikun, është domosdoshmërisht interes publik.
Liria e shtypit nuk kërcënohet vetëm nga një qeveri që mbyll gazetat, por edhe nga këto forca më delikate. Një media mund të jetë nominalisht e lirë nga qeveria, por mund të jetë plotësisht e robëruar nga një agjendë e caktuar financiare, politike, ose nga presionet sociale. Për këtë arsye, pavarësia editoriale dhe transparenca e pronësisë, janë po aq të rëndësishme sa mbrojtja ligjore nga shteti. Nëpërmjet gazetarisë investigative dhe raportimit kritik, shtypi i lirë siguron që asnjë entitet i vetëm, qoftë një degë e qeverisë, një parti politike apo një biznes, të mos bëhet shumë i fuqishëm ose të veprojë jashtëvemendjes së shtypit. Shtypi i jep zë atyre që nuk e kanë atë dhe nxjerr në dritë padrejtësitë, që në se nuk bëhen të ditura, mund të mbeten të fshehura dhe rëndojnë qytetarët.
Një shoqëri pa shtyp të lirë, është një shoqëri ku pushteti,cilido qoftë ai, i ushtruar nga qeveria, apo nga biznesi, mund të abuzojë mbi qyetarin pa pasur pasoja. Por çështja nuk janëpasojat,aq sa është parandalimi i shkaqeve të tyre.
Reflektimi: Mision apo iluzion?
“Pas kësaj përvoje, pyes veten dhe ju lexues: A është koncepti i “shtypit të lirë” në Shqipëri, një mision që po luftohet nga disa gazetarë të ndershëm, apo tashmë ai është kthyer në një iluzion, në një fasadë që mbulon një realitet ku çdo media ka “zotërinë” e vet që dikton se çfarë lejohet të thuhet? Kur një qytetari i mohohet e drejta të lexojë një kritikë ndaj bankave, sepse ato banka paguajnë faturat e asaj gazete, atëherë ne nuk kemi më informim, kemi manipulim.
Ka një disktutim në rrethe gazetarësh, se interesi publik lidhet vetëm me raportin e qytetarëve me qeverinë, çka në tëvërtetë është një deformim i madh. Në këndvështrimin tim interesi publik nuk kufizohet vetëm te burimet apo institucionet publike. Ai shtrihet edhe mbi subjekte private, kur veprimtaria e tyre ka ndikim të drejtpërdrejtë ose domethënës në jetën kolektive. Interesi publik lidhet me ndikimin shoqëror të veprimit, jo me natyrën publike apo private të subjektit. Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut (European Court of Human Rights) ka theksuar se: Debati me interes publik përfshin edhe çështje që lidhen me kompani private, sidomos kur ato ndikojnë në mirëqenien kolektive ose në funksionimin e tregut. Në fakt, në shoqëritë moderne, fuqia private shpesh është po aq ndikues sa pushteti publik. Prandaj, misioni i gazetarit si “watchdog”(qen roje) nuk kufizohet te shteti, por shtrihet te çdo qendër reale pushteti
Në rastin e shkrimit tim lidhur me komisionet bankare, çështja bëhet me interes publik nëse; ka mungesë transparence mbi tarifat, komisionet janë disproporcionale me shërbimin, ekziston mungesë reale konkurrence, klientët nuk kanë alternativë dhe bankat koordinojnë tarifat (rrezik karteli).
E analizuar në rastin e shkrimit që nuk u publikua, duket se këto element janë plotësisht prezent. Kështu te sistemi bankar,ekziston një barrierë e lartë hyrjeje, sa klienti nuk mund tëzgjedhë jashtë sistemit (kapital, licencë nga Banka e Shqipërisë, rregullim i fortë),dhe për disa shërbime (pagesa elektronike, kredi hipotekare, transferta ndërkombëtare) qytetari realisht nuk ka alternativë jashtë sistemit bankar. Kjo krijon atë që quhet “monopol funksional” ose “oligopol i rregulluar”. Në këto rrethana, kur një institucion financiar, për shkak të barrierave të larta hyrëse dhe domosdoshmërisë së shërbimit, vendos komisione proporcionale me vlerën e transaksionit dhe jo me koston reale, lind dyshimi për rentë monopoliste, çka e kthen çështjen nga marrëdhënie private në debat me interes publik.Këto elemente e bëjnë çështjen si interes publik, sepse ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi mirëqenien ekonomike kolektive të qytetarëve.
Kështu vijmë në përfundimin se komisionet për shërbime bazë bankare nuk janë thjesht tarifa private; ato lidhen drejtpërdrejt me interesin publik. Barrierat e larta hyrëse dhe domosdoshmëria e këtyre shërbimeve e vendosin qytetarin në një pozitë të pafavorshme, ku nuk ka alternativa reale për të përdorur shërbimin dhe çdo tarifë që tejkalon kostot reale të operimit shndërrohet në fitim joproporcional për bankën, praktikisht në një formë rente monopoliste. Nga perspektiva e gazetarisë, ky fenomen nuk është thjesht çështje ekonomike; është një problem i drejtpërdrejtë shoqëror që ndikon në mirëqenien dhe drejtësinë ekonomike për qytetarët. Roli i shtypit është të zbulojë dhe të analizojë këtë disbalancë, duke shpjeguar qartë metodologjinë që rregullatori përdor për përcaktimin e komisioneve si; llogaritja duhet të bazohet mbi koston operative për transaksion, kostot kapitale të alokuara dhe një marzh të arsyeshëm fitimi. Vetëm kështu mund të krijohet një standard i drejtë dhe transparent, ku bankat paguajnë koston e shërbimit dhe marrin fitimin e arsyeshëm, pa abuzuar me pozitën e tyre të privilegjuar.
Shkrime të tilla me karkater investigativ mbi këtë temë mbrojnë interesin publik duke nxjerrë në dritë praktikat e padrejta, duke informuar qytetarët mbi mënyrën se si tarifat vendosen dhe duke ushtruar presion për transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet financiare. Në këtë kuptim, gazetaria shërben si “watchdog” i shoqërisë dhe një mbrojtës i drejtpërdrejtë i qytetarit, duke lidhur qartë standardet ekonomike dhe rregullatore me nevojën për drejtësi dhe transparencë në sektorin bankar.
Shumë banka vendosin komisione në përqindje mbi shumën e transaksionit edhe kur kostoja operative dhe risku për transaksionin janë minimale. Kjo krijon një efekt të dukshëm të fitimit joproporcional të padrejtë dhe të paarsyeshëm, ku banka shfrytëzon pozitën e saj strukturore për të përfituar mbi qytetarin, pa marrë parasysh koston reale të shërbimit. Ekonomikisht, kjo mund të perceptohet si rentë monopoliste, edhe pse nuk është “vjedhje” në kuptimin penal.
Që të mos mbetet iluzion…..
Mendoj se impakti i mungesës së lirisë së vërtetë të shtypit është shumë i madh dhe me pasoja të rëndësishme në jetën shoqërore. Personalisht nuk bëj pjesë në atë kategori që e shohin lirinë e shtypit vetëm me një nen; “Shtypi është i lirë”.Shoqëria jonë nuk e ka arritur akoma pjekurinë që të ngjitemi në këtënivel , prandaj ndërhyrja e shtetit për të garantuar lirinë e shypit mos o zot për ta kufizuar atë, mendoj se është imediate. Po si, nëçfarë mënyre ? Ja disa nga instrumentet që shteti duhet tëaktivizojë për të mbrojtur shtypin nga cënimi i lirisë.
Një ligj për Transparencën e Financimit të Mediave ështëimediat. Ashtu si partitë politike, edhe mediat duhet të detyrohen me ligj të deklarojnë publikisht dhe në detaje burimet e tyre të financimit. Kush janë reklamuesit kryesorë? Sa para marrin nga qeveria për fushata informimi? Sa nga korporatat dhe biznesi? Kjo i jep lexuesit të drejtën të dijë se kush po e ushqen median që ai konsumon.
Instrumentet statutore të shtypit duhet të vendosin njëndarje të qartë të reklamës shtetërore nga politika. Reklama e institucioneve shtetërore (si OSHEE, qeveria, ministritë) është një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për mediat. Sot, kjo përdoret si ndëshkim ose shpërblim.Ajo çfarë konkretisht kërkohet të bëhet, është krijimi i një fondi të pavarur dhe transparent për reklamën shtetërore, i cili të shpërndahet me kritere të qarta (si tirazhi, klikimet, cilësia) dhe jo me vendim politik.
Diversifikimi i të ardhurave nëpërmjet abonimeve ështënjë instrument që duhet të rregullohet nga vetë media në radhë tëparë por edhe me ndikimin e instrumenteve ligjore/shtetit.Mediat duhet të krijojnë produkte me vlerë për të cilat lexuesi pranon të paguajë. Abonimi digjital e shkëput gazetarinë nga diktati i reklamuesit. Kur lexuesi paguan, klienti bëhet ai, jo banka. Kjo kërkon kohë dhe cilësi, por është e vetmja rrugë afatgjatë.
Krijimi i një fondi të pavarur për Gazetari Investigative (financuar nga donatorë ndërkombëtarë, fondacione, apo edhe një përqindje e taksës së lojërave të fatit) që financon projekte specifike investigative do të ishte një mënyrë për ta shkëputur shtypin nga varësia e financuesve të saj. Gazetarët aplikojnë me temën, marrin pagesën dhe botojnë te media e tyre, por financimi nuk kalon nga xhepi i redaksisë, duke garantuar pavarësinë.
Çdo media që pretendon seriozitet duhet të ketë një rregullore të brendshme që ndalon ndërhyrjen e departamentit të marketingut në redaksi, duke krijuar kështu një “mur kinez” tëbrendshëm. Kjo do të thotë që edhe nëse një bankë apo biznes tërheq reklamën, redaksia vazhdon të shkruajë çfarë është e vërteta.Krahas kësaj edukimi mediatik në shkolla është njëkomponent i munguar. Njerëzit duhet të mësojnë të dallojnë një lajm nga një reklamë, një analizë të pavarur nga një tekst i porositur. Një publik i arsimuar nuk do të lexojë më mediokritetet dhe do të kërkojë cilësi të shtypit.
Kodi i Etikës duhet të jetë jo për “dekor” por i zbatueshëm; Kodi ekziston, por shpesh shkelet. Duhet një mekanizëm i fuqishëm vetërregullues, ku vetë gazetarët të gjykojnë kolegët që shkelin standardet, duke i nxjerrë jashtë profesionit ata që shesin stilolapsin për para ose pushtet.
Krijimi i Platformave të pavarura publikimi, është njëinstrument që do të shkëpusë mediat nga vartësia e financimit nga bizneset ose politika. Interneti ofron mundësi për të krijuar media pa kosto fillestare të mëdha. Platformat e financimit masiv mund të përdoren për të financuar projekte specifike gazetareske direkt nga publiku, duke anashkaluar plotësisht reklamuesit e mëdhenj.
Si përfundim. Nëse duam që historia ime me shkrimin për komisionet bankare, të mos përsëritet, na duhen instrumente konkrete. Së pari, një ligj që i detyron mediat të publikojnë se kush i paguan faturat. Së dyti, një fond i pavarur për gazetari që i lejon gazetarët të ndjekin temat pa frikën se do t’i largohet reklama e bankës. Dhe së treti, një publik që kupton se informacioni cilësor kushton dhe duhet mbështetur. Derisa të kemi këto mure mbrojtëse, shtypi ynë do të vazhdojë të jetë peng i biznesit dhe politikës, duke e tradhtuar misionin e tij të vërtetë.
Çfarë mund të bëjnë qytetarët? Për fat, ekziston një alternativë. Nëse shtypi tradicional na refuzon, ne kemi fuqinë e rrjeteve sociale. Ky shkrim po e lexoni pikërisht këtu, sepse mediat nuk guxuan ta publikonin. Ftoj secilin prej jush që tëndani shkrime si ky. Bëhuni vetë media e të vërtetës. Shtypi i lirë nuk është vetëm ai që refuzon çfarë do pushteti. Shtypi i lirë është ai që refuzon pengesën se çfarë duhet të dijë publiku, edhe kur kjo nuk i pëlqen sponsorit të shtypit. Dhe kur ai nuk e bën këtë, atëherë ai është thjesht një iluzion i një demokracie që nuk funksionon.
