Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit, SPAK lëshon 7 urdhër-arreste për krime të rënda

08:58 / March 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
611564fa 7d75 4f47 afdf 8961bbf66200
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka lëshuar këtë të shtunë, 7 mars, shtatë urdhër-arreste për krime të rënda.

Pikërisht për këtë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë zbarkuar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm te “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Operacioni i befasishëm po monitorohet me dronë nga ajri.

Paraprakisht mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021.

Rreth orës 18:16 të asaj dite, që për ironi ishte po e shtunë, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit, 40 vjeçarit iu bë atentat nga një automjet në lëvizje.

Qarri mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Në vendngjarje u gjetën të paktën 11 gëzhoja, ndërsa viktima mori plumba në kraharor e këmbë.

Pak kohë pas ngjarjes, autoritetet gjetën të djegur një makinë Toyota me targa greke në Pyllin e Sodës, e cila dyshohej se u përkiste autorëve të ngjarjes. Në automjet, u gjet edhe një kallashnikov.

Qarri ka qenë i dënuar me 15 vjet burg në Itali për trafik droge dhe ishte rikthyer në atdhe 3 vite para se të ekzekutohej, ndërsa raportohet se ka punuar në fushën e montimit dhe riparimit të kondicionerëve.

Teksa pritet që SPAK të dalë me njoftim zyrtar, mësohet se tre nga personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest janë personazhe të njohura të botës së krimit, përkatësisht, i shumëkërkuari Flodian Plaku, Ervis Matodoshaj dhe Ines Harulla.

Gentian Qarrir spak Vrasja zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.