Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtigje për biçikleta dhe pika të reja turistike në Lagunën e Karavastasë

11:20 / March 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fdc40cab 28dc 4fc4 8656 d6519de482e5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punimet për sistemimin dhe mbrojtjen nga erozioni të argjinaturës së Lagunës së Karavastasë po shoqërohen edhe me ndërhyrje që përmirësojnë aksesin dhe potencialin turistik të kësaj zone unike natyrore.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi në këtë zonë po ndërtohen shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë, si dhe pika të reja turistike për vizitorët.

Kryeministri Rama tha se “kjo ndërhyrje jo vetëm mbron ekosistemin e lagunës, por edhe krijon më shumë hapësira për të shijuar natyrën dhe për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në zone”.

Gjatë muajit shkurt u kryen punimet për ndërtimin e argjinaturës në Karavasta, e cila mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit.

Gjatë janarit erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën e Karavastasë dhe duke shkaktuar shembjen e saj.

Mbi 70 metra argjinaturë ranore u gërryen dhe u shkatërruan nga forca e detit, ndërsa ujërat e kripura vërshuan drejt lagunës së Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.

Laguna e Karavastasë ndodhet në qendër të Ultësirës Perëndimore të vendit tonë dhe bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës.

Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël.

Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna e Karavastasë dhe Parku Natyror i saj janë një ndër destinacionet më të frekuentuara në vend nga vizitorët.

Biçikleta lagunën e karavastasë shtigje turistike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.