Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Merkel: Evropa duhet të marrë përsipër bisedimet me Putinin, jo t’ia lërë ato ekskluzivisht SHBA-së

13:18 / March 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Bashkimi Evropian duhet të “marrë fatin e vet në duart e veta” dhe të veprojë si një aktor global i pavarur në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë, dhe theksoi se Evropa nuk duhet t’ia lërë diskutimet mbi çështjet kryesore të sigurisë ekskluzivisht Uashingtonit.

Duke folur në banketin tradicional Matthias-Mahl në Bashkinë e Hamburgut, Merkel bëri thirrje për një rol më të fortë të BE-së në zgjidhjen e luftës në Ukrainë dhe një autonomi më të madhe strategjike për Evropën.

“Në korrik të vitit 2021, kur (ish-Presidenti i SHBA-së Joe) Biden u takua me (Presidentin rus Vladimir) Putin, isha e bindur se nuk duhet t’ia lëmë takime të tilla SHBA-së. Sepse interesat jetësore evropiane janë në rrezik. Argumenti se na mungon një politikë e përbashkët ndaj Rusisë nuk mund të jetë fjala e fundit. BE-ja do të jetë e fortë vetëm nëse zhvillon një qëndrim kaq të përbashkët. Përvoja ime është se aty ku ka vullnet, ka edhe rrugë”, theksoi Merkel, duke iu referuar takimit të presidentit të atëhershëm amerikan me udhëheqësin rus.

Sipas saj, BE-ja do të jetë e fortë vetëm nëse arrin të ndërtojë një politikë të përbashkët ndaj Rusisë dhe të veprojë në mënyrë të unifikuar në skenën ndërkombëtare.

Merkel vlerësoi gjithashtu se në mandatin e dytë të Presidentit amerikan Donald Trump, politika e jashtme amerikane mbështetet fuqimisht në interesat e veta dhe në logjikën e “të drejtës së më të fortit”, në vend të bashkëpunimit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Kjo i vendos Gjermaninë dhe Evropën përpara një lloji të ri përgjegjësie. Ne duhet ta ripërcaktojmë rolin tonë në botë si një aktor global që vepron së bashku”, tha ajo.

bisedimet Evropa jo shba merkel putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.