Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turma njerëzish mblidhen në Teheran për fjalimin e parë të Mojtaba Khamenei

20:39 / March 9, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iran 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me flamuj iranianë dhe portrete të Ali Khameneit ( i vrarë nëntë ditë më parë) mijëra njerëz kanë mbushur sheshin në Teheran dhe rrugët e disa qyteteve në pritje të fjalimit të udhëheqësit të ri, Mojtaba Khamenei.

Këshilli i 88 ekspertëve të Ajatollahëve zgjodhi të vendosë në krye të regjimit djalin e Ali Khameneit, duke zgjedhur të vijojë në të njëjtën linjë udhëheqjen politike të vendit. 56 vjeçari Mojtaba Khamenei, raportohet nga Tv shtetëror i Iranit se këtë të hënë do të bëjë daljen e tij të parë publike në një mesazh televiziv, ndërsa i njëjti burim më herët konfirmoi se lideri i ri suprem është plagosur si pasojë e sulmeve të amerikano-izraelite.

Nga liderët botërorë i pari që e uroi atë ishte presidenti rus Vladimir Putin. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Putin theksoi ‘mbështetjen e pakushtëzuar për Teheranin’ dhe ‘solidaritetin e Rusisë me popullin iranian’ në bisedë. Ndër të tjera ai e ka cilësuar sulmin ndaj Iranit ‘një agresion të armatosur’.

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t’i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.

Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm nga vështirësitë ekonomike.

Izraeli dhe Irani vijuan sulmet në Iran. Këtë të hënë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvilluan sulme të rënda ndaj disa zonave të Teheranit. Në shënjestër janë marrë edhe qytete të tjera si Isfahan dhe Karaj, si dhe qytetet Malard dhe Shahriar, të cilat ndodhen pranë kryeqytetit iranian.

Irani ndërkohë vijoi të lëshojë raketa drejt izraelit. Pranë aeroportit Ben Gurion një raketë iraniane shkaktoi dy të plagosur pas shpërthimit. Sirenat e alarmit u aktivizuan ndërkohë edhe në Izraelin Verior dhe atë jugor. Vendet në Gjirin Persik ishin sërish në shënjestër së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe. Një sulm me dron në Bahrein shkaktoi 32 viktima, ndërsa një bombardim u raportua edhe në një rafineri nafte. Në Abu Dhabi mbetjet e një raketë të shpërthyer nga mbrojtja ajrore lanë të plagosur dy persona.

Ndërkohë një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë dhe është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Ankara, që sqaroi se mbetjet e raketës ranë pranë Gaziantepit në Turqinë juglindore.

Më pas Ministria e Mbrojtjes turke dha paralajmërimin se Turqia nuk do të hezitojë të veprojë nëse kërcënohet. Sipas autoriteteve turke, raketa u neutralizua në ajër nga sistemet e mbrojtjes të NATO-s të vendosura në rajon dhe nuk pati të vrarë apo të plagosur. Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili paralajmëroi Iranin të bëjnë kujdes dhe të mos gabojnë.

Qiproja po kthehet në një pikë të re tensioni në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërritën në ishull për të treguar mbështetjen e Bashkimit Europian pas sulmit me dron të javës së kaluar në bazat britanike në RAF Akrotiri.

“Kur sulmohet Qipro, sulmohet edhe Europa“, tha Macron.

Mes përshkallëzimit të luftimeve në rajon, Libani thotë se është gati të ulet në tryezë me Izraelin. Kryeministri libanez Nawaf Salam tha se Bejruti është gati për bisedime në çdo format dhe me çdo agjendë.

Nga ana tjetër çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022. Rritja ka gjasa të rrisë edhe më tej çmimet e karburantit. “Një çmim i vogël për t’u paguar. Do të bjerë së shpejti”, ka thënë Trump. E ndërsa shqetësimet për naftën janë në rritje edhe në Europë, Vladimir Putin tha të hënën se Moska është gati ta ndihmojë Europën me naftë dhe gaz. 

Vizitorët shqiptarë që ndodheshin në Emirate janë larguar, me grupin e fundit që ka ikur mëngjesin e kësaj të hëne. Report Tv mëson nga një burim diplomatik se vizitorët gjatë periudhës së nisjes së konfliktit në lindjen e mesme e deri më sot, rezultojnë të kenë qenë rreth 500 dhe janë larguar.

mblidhen Mojtaba Khamenei njerezish teheran turma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.