Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paga mesatare arrin 87 mijë lekë në tremujorin e katërt 2025, TIK me rritjen më të madhe

12:18 / March 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ce368d12 93b7 49f7 aa47 535118d403f4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 86,984 lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), paga mesatare është rritur me 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe me 4,4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Të dhënat tregojnë se aktivitetet ekonomike me pagën mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 173, 283 lekësh, si dhe informacioni dhe komunikacioni, me një pagë mesatare prej 131,165 lekësh.

Sa i përket ndryshimit vjetor të pagave sipas aktiviteteve ekonomike, rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, me një rritje prej 7,9%, ndërsa rritja më e vogël është shënuar në aktivitetet e arteve, argëtimit dhe çlodhjes, si dhe në aktivitete të tjera shërbimi, me 2,2%.

Ndërkohë, sipas profesioneve, pagat më të larta mbi mesataren kombëtare rezultojnë për menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, me një pagë mesatare prej 135,223 lekësh, si dhe për specialistët me arsim të lartë, me një pagë mesatare prej 115,228 lekësh.

Rritja më e madhe vjetore e pagës sipas profesioneve është regjistruar në Forcat e Armatosura, me 10,6%, të ndjekura nga nëpunësit me 6,2%. Ndërsa rritja më e vogël është shënuar për menaxherët, ligjvënësit dhe drejtuesit e lartë të administratës shtetërore, me 3,3%.

Sipas INSTAT, shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës në tremujorin e katërt 2025 tregon një zhvendosje drejt pagave më të larta. Pjesa e të punësuarve me paga mbi 120 mijë lekë u rrit nga 14,1% në 16,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pjesa e atyre që paguhen deri në pagën minimale ra nga 14,2% në 12,8%.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja kryesore vërehet sërish në grupin e pagave mbi 120 mijë lekë, ndërsa intervalet e pagave nga 40,001 deri në 95,000 lekë kanë shënuar një ulje të lehtë, duke treguar një përqendrim më të madh të punësimit në nivelet më të larta të pagës.

87 mijë Paga mesatare tik tremujorin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.