Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Australia ndihmë ushtarake për Emiratet e Bashkuara Arabe

13:36 / March 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c2d1c50e f592 4c36 a560 73173f2c8b7d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria australiane ka vendosur të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, pas 11 ditëve konflikti që ka përfshirë rajonin.

Kryeministri Anthony Albanese njoftoi dislokimin e një avioni të sofistikuar Boeing E-7A Wedgetail për kontrollin e hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim erdhi pas një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed, për të mbrojtur jetët e civilëve nga sulmet e paprovokuara.

“Kjo valë në rritje e sulmeve të rrezikshme dhe destabilizuese nga Irani vë në rrezik jetën e civilëve. Australia do të dislokojë një avion E-7A Wedgetail për të ndihmuar në mbrojtjen e australianëve dhe civilëve të tjerë”, tha Anthony Albanese, kryeministër i Australisë.

Në momentin e nisjes së konfliktit, rreth 115 mijë australianë ndodheshin në Lindjen e Mesme. Deri më tani, mbi 2 mijë e 600 prej tyre janë riatdhesuar. Megjithatë, Albanese theksoi se Australia nuk synon të bëhet protagoniste në një aksion ofensiv.

“Kemi qenë të qartë se ne nuk po ndërmarrim veprime ofensive kundër Iranit dhe nuk po dërgojmë trupa australiane në terren. Përfshirja jonë është thjesht mbrojtëse për australianët që ndodhen në rajon, si dhe për miqtë tanë në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Gjatë konferencës, kryeministri zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump.

Australia Emiratet e Bashkuara ndihmë ushtarake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.