Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga shkolla e re “Pjetër Budi” në Tirana do të jetë gati për të pritur nxënësit në nisje të vitit të ri shkollor, duke ofruar kushte moderne dhe hapësira të përshtatura për zhvillimin arsimor dhe social të fëmijëve.
Sipas ministres, objekti i ri arsimor po merr formën e një shkolle bashkëkohore, e pajisur me klasa të reja mësimore, sallë multifunksionale, palestër dhe ambiente të tjera mbështetëse për procesin edukativ.
Në projekt është parashikuar gjithashtu krijimi i hapësirave të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, me qëllim garantimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm për të gjithë nxënësit.
Shkolla “Pjetër Budi” pritet të shërbejë jo vetëm për procesin e rregullt mësimor, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve pas-shkollore, duke u ofruar nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre.
“Super shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, do të jetë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Me klasa të reja, sallë multifunksionale, hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër dhe ambiente të tjera me kushte bashkëkohore, kjo shkollë po merr formën e një hapësire moderne që u jep nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programet pas-shkollore”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale
Investimi në këtë institucion arsimor është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës shkollore dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në kryeqytet.

