Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA dënon sulmi kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Akt dashakeq kundër aleatit tonë

19:55 / March 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi sulmin si një veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

Departamenti i Shtetit thotë se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike. Sipas reagimit, Uashingtoni po e ndihmon në mënyrë aktive vendin për të përballuar këto kërcënime.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se si aleatë të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë.

“Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike.Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në reagim.

Reagimi vjen pasi sistemi i brendshëm i Kuvendit u godit nga një sulm kibernetik. Grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.

I njëjti grup ka publikuar edhe një video ku shfaqet fshirja e të dhënave nga serverët e parlamentit. Vetë Kuvendi pranoi më herët se sistemi i brendshëm ishte cenuar dhe se disa të dhëna ishin fshirë.

Denon kibernetik kuvendit shqiperise SHBA sulmin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.