Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi

22:59 / March 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
samanta karavella
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samanta Karavella ka bërë një rrëfim shumë personal dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani.

Artistja foli hapur për ndryshimin e madh që përjetoi pasi u bë nënë për herë të parë, duke treguar se jeta e saj u transformua plotësisht brenda 24 orëve. Samanta pranoi se fillimi i mëmësisë ishte shumë më i vështirë nga sa e kishte imagjinuar, sidomos për shkak të përballjes me periudhën e vështirë emocionale pas lindjes.

Në rrëfimin e saj, këngëtarja tregoi se ndonjëherë ndjehej e humbur dhe pa sens kohe, ndërsa përpiqej të kuptonte rolin e ri si nënë. Ajo theksoi se, ndonëse shpesh thuhet se jeta e baballarëve nuk ndryshon shumë, për të gjithçka mori një drejtim krejt tjetër, jo vetëm në jetën personale, por edhe në atë artistike.

“Ndryshimi i jetës sime brenda 24 orëve, ishte një transformim shumë i madh. Nuk e dija çfarë më priste. Kisha dëgjuar shumë që jeta të ndryshon, por nuk e kupton deri në momentin që e provon. Nuk kisha sensin e kohës, nuk e dija më kush isha, shikoja një fëmijë që ishte gjëja më e bukur në botë dhe në një farë mënyre nuk dija se çfarë do të bëja dhe se si do ia dilja mbanë. Sepse ishim vetëm ne të dy, është fëmija i parë dhe vështirësitë priteshin që të ishin të mëdha.

E gjetëm forcën të dy, mësuam të dy padiskutim, por nuk është vetëm kaq. Jeta ime ndryshoi! Thuhet që jeta e baballarëve nuk ndryshon sepse ata zgjohen dhe shkojnë në punë, ama jeta ime ndryshoi plotësisht sidomos si artiste.

Postpartum ishte më i fortë se unë, më mundte çdo ditë. Punoja shumë me veten time, i flisja vetes time që “kjo është kalimtare, do ia dal mbanë, nuk është kaq e vështirë sa është tani, do të mësohem”, por ishte hera e parë në jetë që realisht kuptova që kjo gjë ishte shumë më e fortë se unë, ndoshta një nga eksperiencat e mia në jetë më të vështira që kam bërë. Çdo gjë që unë kam bërë më parë më duket më e lehtë tani. Herë-herë më duket sikur e kam vrarë mendjen për gjëra qesharake.”

Arbana Osmani nene rrefim samanta karavella SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.