Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro: Nis vlerësimi ndërkombëtar PIRLS në 180 shkolla të vendit

13:31 / March 13, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9437
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije sot se në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt.

Kumbaro nënvizoi se “ky studim ndërkombëtar i International Association for the Evaluation of Educational Achievement, i administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar na jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave”.

PIRLS është një vlerësim ndërkombëtar që mat aftësinë e nxënësve 10-vjeçarë për të lexuar dhe kuptuar tekstin, ndërsa këtë vit vendi ynë do të marrë pjesë për herë të parë në mënyrë plotësisht digjitale.

PIRLS, i cili kryhet çdo pesë vjet që nga viti 2001, njihet si standardi global për vlerësimin e trendeve në arritjet në lexim në klasën e katërt.

PIRLS ofron të dhëna krahasuese ndërkombëtare se sa mirë lexojnë fëmijët dhe ofron informacione relevante për politikat për përmirësimin e të nxënit dhe mësimdhënies. PIRLS organizohet nga IEA, Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore.

ministrja e arsimit Mirela Kumbaro ndërkombëtar Vlerësimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.