Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv! Rritet tensioni diplomatik me SHBA

19:55 / March 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jair
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar sot në një njësi të kujdesit intensiv pasi vuante nga bronkopneumonia, pasi ishte përkeqësuar në burgun ku po vuante dënimin për përpjekje grushti shteti.

Sipas njoftimit mjekësor që bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, publikoi në Instagram, 70-vjeçari u transferua në klinikën private DF Star në Brasília pasi “shfaqi temperaturë të lartë, rënie të nivelit të oksigjenit dhe dridhje”. Mjeku që e ndjek tha se gjendja e tij është serioze dhe pritet të qëndrojë në spital disa ditë, ndërsa për momentin nuk parashikohet një ndërhyrje kirurgjikale e re.

Bolsonaro, i dënuar me 27 vjet burg, ka pasur shumë probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione. Ai është hospitalizuar shpesh pas sulmit që pësoi në vitin 2018 gjatë fushatës parazgjedhore, kur një person e qëlloi me thikë në bark. Së fundmi ka pasur krizë të shtimë e të shpeshtë, shpesh të shoqëruar me të vjella, për të cilat ka pasur nevojë për operacion.

image 15

Gjykata Supreme e Brazilit refuzoi kërkesën e avokatëve të tij për t’i lejuar vuajtjen e dënimit në arrest shtëpiak. Flavio Bolsonaro, djali i tij dhe kandidat për presidencën në zgjedhjet e tetorit, tha për gazetarët: “Po luajnë me jetën e babait tim.”

Tension diplomatik me SHBA

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fi denuar me 27 vite burg per grusht shteti ish presidenti i brazilit perfundon ne kujdes intensiv rritet tensioni diplomatik me shba%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Në këtë kontekst, Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti aktual i Brazilit, njoftoi se anuloi vizën e një diplomati amerikan që synonte të vizitonte Bolsonaro-n në burg.

Sipas burimeve diplomatike për AFP, viza e Darren Beatty, këshilltar për Brazilin në Departamentit amerikan të Shtetit, u revokua për shkak të “deklaratës së rreme mbi qëllimin e vizitës”.

Mbrëmjen e së enjtes, gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit, Alexandre de Moraes, tërhoqi miratimin që kishte dhënë dy ditë më parë për vizitën e Beatty-t në burgun Papuda në Brasília. Vendimi u mor pas informacionit nga Ministria e Jashtme për një mundshme “ndërhyrje” të SHBA-ve.

Ministria theksoi se viza i ishte dhënë vetëm për pjesëmarrje në një forum mbi elemente të rralla dhe takime zyrtare me zyrtarë qeveritarë, duke paralajmëruar se “vizita e një zyrtari të huaj tek një ish-president gjatë periudhës parazgjedhore mund të konsiderohet ndërhyrje e padrejtë në çështjet e brendshme të shtetit”.

brazilit Burg intensiv kujdes Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.