Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh

14:19 / March 15, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Renea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët e njësitë speciale RENEA-s dhe asaj greke EKAM zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, me skenarë që simulojnë ndërhyrje kundër terroristëve dhe shpëtimin e jetëve.

Në pamjet e publikuara shihen forcat speciale teksa përgatiten për ndërhyrje, mbushin armët, hidhen në sulm dhe realizojnë operacione të shpejta për neutralizimin e kërcënimeve dhe shpëtimin e personave në rrezik.

Pamjet nga stërvitja i ndau kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e efektivëve të njësive elitë të policisë në Shqipëri dhe Greqi.

“RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë dhe janë kudo ku ka rrezik për rendin e sigurinë e qytetarëve”, shkroi Rama.

Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit mes dy njësive speciale dhe shkëmbimin e përvojave në operacione të sigurisë dhe luftën kundër krimit.

forcat shqiperise e greqise speciale Stervitje Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.