Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po shantazhohem nga BE”, Zelensky akuzon aleatët europianë: Duan të hap tubacionet për naftën ruse

15:41 / March 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar aleatët evropianë se po përpiqen ta “shantazhojnë” Kievin për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.

Ai tha se rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.

Ukraina thotë se tubacioni sovjetik “Druzhba” u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar dhe ende nuk është riparuar. Ndërkohë, Hungaria, që varet nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredi jetike prej 90 miliardë eurosh për Kievin derisa tubacioni të rihapet.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka bërë qëndrimin kritik ndaj Ukrainës një çështje kryesore para zgjedhjeve të prillit. Disa zyrtarë të BE-së frikësohen se rezistenca e Zelenskyt për rihapjen e tubacionit mund ta ndihmojë Orbanin të fitojë rizgjedhjen.

“BBC” raporton se duke folur me gazetarët në Kiev, Zelensky u shpreh  se është kundër në parim që nafta ruse të kalojë nëpër Ukrainë ndërkohë që BE-ja vendos sanksione ndaj saj diku tjetër. Ai shtoi se nëse rihapen furnizimet me naftë ruse, ai personalisht është kundër kësaj, por paralajmëroi se nëse Ukrainës i vendosen kushte si ndalimi i furnizimit me armë, atëherë kjo do të ishte “shantazh”.

Ai theksoi gjithashtu se vendimi i BE-së për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh është miratuar nga të 27 vendet anëtare dhe duhet të zbatohet.

aleate evropiane Nafta tubacione zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ Presidenti “luftë” me mediat, Trump ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

22:41 / September 18, 2026

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Zelensky pret Vuçiçin në Ukrainë: Diskutuam për integrimin evropian të 2 vendeve dhe situatën me sulmet ruse

22:00 / September 18, 2026

Greqia forcon sigurinë në burgje, 3.7 milionë euro për skanerë dhe sisteme kundër dronëve

21:02 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.